ARKATANA

“Duhet të përmirësohemi, Daku u largua për çështje taktike”, Sylvinho reflekton pas humbjes me Ukrainën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, është prononcuar për mediat pas humbjes me rezultat 2-1 ndaj Ukrainës në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.

Tekniku brazilian tha se ekipi i tij ka paguar faturën për gabimet që kanë bërë në 15 minutat e para të ndeshjes, teksa vuri theksin tek golat e hershëm si një pikë ku Shqipëria duhet të përmirësohet.

“Kemi humbur sepse kemi luajtur shumë keq në 15 minutat e parë. Kemi pësuar dy gola të hershëm dhe kemi paguar çmim të lartë për këtë. Vitin e kaluar jemi kualifikuar në Euro 2024 duke fituar grupin, ndërsa tani jemi në vendin e katërt”.

“Nuk besoj që kemi bërë diçka keq. Mendoj se është diçka që u takon të gjithëve. Ajo që duhet të korrigjojmë është të mos pësojmë gola të hershëm. Duhet të përmirësohemi, të rritemi”, ka thënë fillimisht Sylvinho.

Fundamenti

Tutje Sylvinho foli për gjendjen fizike të Jasir Asanit si dhe për largimin e Mirlind Dakut nga loja pas pjesës së parë.

“Jasir Asani kishte një problem të vogël në ndeshjen me Çekinë. Ai ushtroi fillimisht veçmas dhe më pas u bashkua me skuadrën. Pasi kam diskutuar me mjekun dhe me lojtarin, që tha se është gati, u vendos që të aktivizohet nga fillimi”.

“Sa i përket Dakut ishte zgjedhje taktike, pasi ishte e vështirë të merrnim topin dhe të dilnim përpara me një lojtarë të fortë, vendosëm për Uzunin që luan më mirë në hapësirë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.