Mobi Casa

Drejtësi e dyfishtë, dikush e pëson, dikush i paprekshëm

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë thonë se drejtësia po ngarkohet me mijëra lëndë të panevojshme apo edhe jorelevante, derisa në anën tjetër rastet konkrete të peshës së rëndë, në fakt qëllimisht po lihen anash, derisa me to thuajse nuk po guxon që të merret askush ngase aty përzihen oligarkët e politikës dhe ata të biznesit të pistë.

Drejtësi e dyfishtë, dikush e pëson, dikush i paprekshëm

ZBATIMI I LIGJIT SIPAS LIDHJEVE KLIENTELISTE, POLITIKE E KORRUPTIVE

Neglizhenca e sistemit ka shtuar lëndët e pazgjidhura

“Qasja selektive në drejtësi dhe ndikimi nga jashtë e brenda i faktorëve ndikues, po ashtu mungesa e përgjegjësisë, mungesa e objektivitetit të atyre që merren me procedura, duke filluar nga policia, pastaj prokuroria e deri tek gjykatat bëjnë që thjesht të ketë zgjidhje të ndryshme selektive dhe vendime e drejtësi selektive”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar Mazllum Baraliu

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë thonë se drejtësia po ngarkohet me mijëra lëndë të panevojshme apo edhe jorelevante, derisa në anën tjetër rastet konkrete të peshës së rëndë, në fakt qëllimisht po lihen anash, derisa me to thuajse nuk po guxon që të merret askush ngase aty përzihen oligarkët e politikës dhe ata të biznesit të pistë.

Eco Higjiena

Ndaj së këndejmi është shtruar edhe çështja se si të çrrënjoset një herë e përgjithmonë drejtësia selektive dhe zbatimi i standardeve të dyfishta nga organet ligjzbatuese ?

Analisti Naim Kelmendi në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se është për të ardhur keq neglizhenca e drejtësisë me këto mijëra lëndë krejt të panevojshme dhe të parëndësishme më, ngase edhe u kanë kaluar afatet ligjore apo nuk janë më të peshës së konsideruar për t’u gjykuar, derisa, sipas tij, në anën tjetër kjo drejtësi hesht apo thjesht qëllimisht nuk merret fare me rastet konkrete të rënda kriminale apo i mënjanon anash ato. “Pa një sistem drejtësie të përgjegjshëm nuk mund të ketë shtet ligjor me sundim të ligjit, e ku nuk mund të kishte ndikimet e veta nga jashtë as oligarkia politike dhe as oligarkët e bizneseve të pista, kështu që drejtësia do nxirrte para ligjit të gjithë pa dallim dhe për rrjedhojë kështu do të kishim një drejtësi të përgjegjshme dhe një shtet juridik të përgjegjshëm që vë para ligjit dhe së drejtës të gjithë shkelësit, njerëzit e krimit dhe veprave të renda pa dallim, ngase nuk duhet të mbetet askush pa u gjykuar për veprat kriminale të kryera apo korruptive etj.”, u shpreh analisti Naim Kelmendi.

Qasja selektive në drejtësi

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, thotë se kjo ndodh për faktin se kemi drejtësi selektive, po ashtu sepse qarqe të caktuara me ndikim nga politika dhe nga të tjera sfera të jetës, madje edhe nga biznesi dhe nga grupe të ndryshme të interesit me ndikim në shoqëri ndikojnë që aty ku të ketë qasje dhe probleme serioze me kriminalitetin, madje edhe atë të organizuar, por edhe me krimet e rënda, me vepra të rënda penale t’i relativizojnë përmes ndikimit politik, duke ndikuar që të stërzgjaten ato madje edhe të parashkruhen, pra të vjetërsohen, që të hidhen poshtë aktakuzat, që të mos ngiten ato, etj. deri tek vendimet finale të gjykatave. “Në raste tjera qytetarët e zakonshëm edhe për çështje të zakonshme, pa relevancë ose pa rrezikshmëri të lartë shoqërore mund të procedohen madje edhe me shpejtësi meteorike, pra të pazakonshme deri në vendimin final dhe pastaj edhe marrin një sanksion. Kështu që pikërisht këta faktor ndikojnë, pra qasja selektive në drejtësi dhe ndikimi nga jashtë e brenda i faktorëve ndikues, po ashtu mungesa e përgjegjësisë, mungesa e objektivitetit të atyre që merren me procedura, duke filluar nga policia, pastaj prokuroria e deri tek gjykatat bëjnë që thjeshtë të ketë zgjidhje të ndryshme selektive dhe vendime e drejtësi selektive”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar Mazllum Baraliu.

Numri enorm i lëndëve, sfidë për sistemin

Avokati Nikë Shala ka nënvizuar se në sistemin e drejtësisë është shqetë- sues numri i madh i lëndëve, por edhe numri i vogël i gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe stafi administrativ, derisa kjo, siç tha, është theksuar tashmë disa herë dhe të dy Këshillat, Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor janë zotuar se do ta zgjidhin këtë problem, duke e rritur numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të zvogëluar numrin e madh të lëndëve ashtu që të mos ngelet asnjë lëndë e pagjykuar apo mos ta arrijë parashkrimin. “Ndërsa, afatet ligjore janë strikte dhe zbatuesit e ligjit duhet patjetër ti respektojnë ato përndryshe nëse një lëndë penale lihet në sirtar qëllimisht ose i jepet prioritet lënda e një personi vetëm pse ka pushtet politik në vend, atëherë kjo është shkelje e ligjit dhe e të drejtave të njeriut për trajtim të barabartë para ligjit dhe zbatuesit e ligjit qoftë prokurori apo gjyqtari poqë se vërtetohet se me dashje nuk e ka trajtuar lëndën dhe ka arritur deri tek parashkrimi i lëndës të njëjtit duhet të përballen me ligjin, potencoi Shala./kosova sot/