Fundamenti

Donika Gërvalla: LDK duhet të organizojë kuvend të jashtëzakonshëm për largimin e Isa Mustafës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla ka reaguar shumë ashpër ndaj deklaratave kërcënuese të Isa Mustafës, i cili gazetarin e kishte quajtur qen bir qeni. Ajo në një shënim në FB ka theksuar se LDK duhet ta organizojë një Kuvend të Jashtëzakonshëm, ngase në të kundërtn po rrezikohet shteti i Kosovës dhe varrosja përfundimtare e partisë.

Ky është postimi i plotë i i Gërvallës:

“Qen bir qeni, ke me e pagu shtrenjtë!
Sa herë që mendon që Kryeministri i Kosovës ka arritur kulmin me sjelljen e tij të papranueshme, kalojnë shumë pak ditë dhe vjen tjetra, edhe më skandaloze.

Hidromorava

Këto nuk janë gafa të thëna në gjaknxehtësi, këto janë dëshmi se si i sheh Isa Mustafa qytetarët e Kosovës dhe cilat janë metodat e tij të qeverisjes.

Ne, delegatët e Kuvendit Qendror të LDK-së, me çdo ditë që vonohemi në thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të LDK-së për zgjedhje të reja në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e bëjmë veten bashkëfajtorë në rrezikimin real të Republikës dhe në varrosjen përfundimtare të kësaj partie, e cila dikur simbolizonte urtinë dhe guximin civil.’/gazeta blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.