FITORJA

Bllokada në Kuvend, Baraliu: Ose ndërhyrje ndërkombëtare, ose presidentja të kërkojë përgjigje nga Kushtetuesja

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, duke u ndalur në mundësitë për kapërcimin e bllokadës së krijuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, parashikon se kjo situatë mundët zgjasë pafundësisht.

Baraliu në intervistë për Ekonomia Online shtron nevojën për ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar për zgjidhje të kësaj krize politike.

“Nuk mund të ketë zgjidhje në këtë situatë. Kjo mund të vazhdojë pafundësisht, derisa të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për një përgjigje, ose të ketë ndërhyrje nga jashtë – nga ndonjë mik apo disa shtete që mund t’i bindin. Sepse zakonisht, nën presionin e të huajve, i dëgjojnë ata, por nuk e dëgjojnë njëri-tjetrin”, tha Baraliu.

Megjithëkëtë, ai e sheh si mundësi rrugëzgjidhjeje që presidentja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuse për përgjigje.

“Nuk ka limit për këtë situatë, sepse është një vakum kushtetues dhe ligjor. Çështja e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit duhet të zgjidhet, meqë Kuvendi është konstituar. Duhet të zgjidhen edhe kryetari dhe nënkryetarët. Presidentja mund ta adresojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për të marrë një përgjigje se çfarë duhet bërë dhe nëse duhet të vendoset një afat kohor, sepse nuk mund të vazhdojë kjo situatë në pakufi”, tha ai.

UBT

Baraliu nuk kursen kritikat në adresë të partive politike, duke se zvarritjet janë me pasoja jo vetëm në funksionimin institucional, por edhe në realizimin e projekteve ndërkombëtare.

Nënvizon se kjo situatë ka ndikuar dhe po ndikon negativisht edhe ndër qytetarë të zakonshëm.

“Qytetarët po ndalen dhe po thonë: çfarë kanë këta njerëz që kanë fituar me votat tona dhe nuk kanë keqardhje dhe respekt ndaj nesh që u kemi dhënë votën. Dhe kjo vlen për të gjithë deputetët pa dallim. Po ndikon dhe do të ndikojë çdo vonesë, jo vetëm në zhgënjimin e qytetarëve, por edhe në pasojat për shtetin. Sepse, ka shumë marrëveshje, investime dhe donacione nga jashtë që presin të implementohen pasi të formohet qeveria e re”, tha ai.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, edhe më parë gjatë javës ka kritikuar rreptë paaftësinë e partive politike për të arritur marrëveshje për konstituimin e plotë të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë situatë si një manovër politike të turpshme.

“Një papjekuri totale dhe papërgjegjësi. Kjo është një sjellje e pahijshme, e pandershme, deri në paturpësi”, është shprehur Baraliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.