Mobi Casa

Prokurori Special: Dëshmitarë ndërkombëtarë do ftohen për masakrat më të mëdha në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prokurori Special, Ilir Morina, ka folur rreth ngritjes së aktakuzave për Masakrën e Mejës, Dubravës e të Reçakut.

Ai bëri të ditur se dëshmitarë ndërkombëtarë do të ftohen në Kosovë për të dhënë dëshmi lidhur me masakrat më të mëdha në vend.

“Ne kemi ngritur aktakuzë ndaj një prej masakrave më të mëdha, siç është Masakra e Mejës, gjykimi veç ka fillu javën e kaluar, ku janë të përfshirë 53 të pandehur, dhe ky gjykim po zhvillohet në mungesë”, u shpreh prokurori.

ARKATANA

“Po ashtu kemi ngritur aktakuzë për një rast të vetëm lidhur me rastin e madh që quhet Maskara e Dubravës, për këtë rast gjykimi përfundoi javën e kaluar, ku i pandehuri u lirua nga gjykata, kurse pjesa tjetër e rastit sa i përket Masakrës së Dubravës është ende në hetim”.

“Sa i përket Masakrës së Reçakut, ne i kemi kryer të gjitha veprimet hetimore të cilat mund t’i zhvillojmë brenda territorit të Kosovës, dhe tani jemi duke u fokusuar në mbledhjen e provave që gjenden jashtë Kosovës, duke përfshirë mekanizmin rezidual, apo ish-gjykatën Penale Ndërkombëtare për Jugosllavinë, dhe identifikimin e dëshmitarëve ndërkombëtarë të cilët duhet t’i ftojmë në Kosovë që t’iu marrim deklaratat lidhur me këtë çështje”, tha Morina në Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.