Dobërqani e duan bustin e Skënderbeut në oborrin e shtëpisë së kulturës

Gjilan – Banorët e fshatit Dobërqan kanë marrë një iniciativë për ta vendosur bustin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në oborrin e shtëpisë së kulturës, por sipas njërit nga organizatorit Nebih Huruglicës kjo iniciativë po pengohet nga Naser Arifi kryetar i LDK-së në këtë fshat i cili ka bërë ankesë në organet komunale për ta penguar vendosjen e bustit. Naser Arifi i quan iniciativa tinëzare dhe thotë se nuk qëndrojnë akuzat e Nebih Huruglicës.
Një iniciativë e banorëve të fshatit Dobërqan për të vendosur bustin e Skënderbeut në oborrin e shtëpisë së kulturës ka hasur në pengesa të ndryshme.
Nebih Huruglica njëri nga iniciatorët ka dërguar një letër në rajonipress ku ka folur për qëllimin e iniciativës dhe pengesat që po bëhen nga ana e Naser Arifit kryetarit të LDK-së.”Të dashur bashkëvendës dua të ju informoj që kemi një iniciativë të bashkëqytetarëve tanë për vendosjen e bustit të Heroit ton Kombëtarë Skënderbeut në oborrin e shtëpisë së kulturës. Busti dhe të gjitha mjetet janë tubuar, por Kryetari i Degës së LDK-së në Dobërqan pra Naser Arifi ka bërë ankesë në organet e komunës për të ndaluar vendosjen e bustit. Unë nuk po kuptoj se si është e mundur që ky bust ta pengoj dike që në trupin e tij apo asaj rrjedh gjak Shqiptari. Ju lutem shprehuni pa ofendime” ka shkruar Bunjaku.
Por i kontaktuar nga rajonipress, Naser Arifi thotë se ato që shkruan Nebih Huruglica nuk janë të vërteta.”Asgjë nuk ka të vërtetë rreth atij postimi sepse Nebih Huruglica ka dashur që tinëzisht atë bust pa bërë publike dhe pa qen fare transparent iniciativa. Ne partitë politike gjatë ditës do të dalim me një qëndrim për tu mos u bërë gaz i botës” tha Arifi për rajonipress.
Arifi tha se edhe lista me emrat e personave që kanë dhënë mjete financiare është e manipuluar.
Lista e qytetarëve që kanë dhënë mjete financiare të publikuar nga Nebih Bunjaku
Busti i Skënderbeut, tek shtëpia e kulturës
Ekrem Kryeziu 10€
Muhamet Huruglica10€
Ibrahim Leka 10€ €
Jeton Haliti 10€
Lundrim Shabani 10€
Mejdi Huruglica 20€
Nexhat Ibishi 10€
Ruhon Foniqi 20€
Enver Tahiri 10€
Vedat Hoxha Cerrnic 20€
Visar Kryeziu15€
Agron Zahiri 10€
Agron Murseli me punë dhe Aktivitet Blerim Dermaku montimin dhe të gjitha punët falas.
Nebi Huruglica mbulon të gjitha kostot tjera. Aksioni mbështetet nga shumica dërmuese në fshat./rajonipress/