UBT

DKA me urdhëresë të veçantë ndalon mbajtjen e kurseve private

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtoria e Arsimit ka lëshuar një urdhëresë ku ndalohet rreptësisht mbajtja e kurseve private brenda dhe jashtë institucionit edukativo arsimor me nxënës që mësimdhënësi i mëson(nxënësit e vet), imponimi për blerjen e mjeteve, marrja e mitos nga nxënësit, prindërit apo nga të tjerët për përmirësim të notave, kalim në klasë, dhënie provimi apo forma të tjera të ngjashme me qëllim të përfitimit material.

Sipas kësaj urdhërese të nënshkruar nga Nazim Gagica dhe e cila i është dorëzuar edhe Lutfi Hazirit dhe inspektoratit të punës, inspektoratit të arsimit dhe ATK-së, obligohen drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit e të gjitha niveleve të IEAA për zbatimin e Urdhëresës në fjalë.

ARKATANA

Për moszbatimin e Urdhëresës, do të merren masa adekuate , suspendim i përkohshëm, ulje degradim të pozitës, transferim në shkollë tjetër brenda nivelit dhe jashtë nivelit të institucionit edukativo arsimor dhe ndërprerja e marrëdhënies së punës do të shqiptohen për shkelje të rënda të detyrave të punës në pajtim me këtë rregullore, kontratën kolektive dhe kontratën e punës thuhet në këtë urdhëresë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.