Djali i heroit Agim Ramadani falënderon Haradinajn për ushtrinë e Kosovës

Djali i Heroit të Kosovës, Agim Ramadani, është parë sot në tubimin e koalicionit AAK-PSD në Obiliq.

Ai ka marrë edhe fjalën ku ka falënderuar kryeministrin Ramush Haradinaj për vendimet e tij të mëdha.

“Jam i nderuar që sot jam në mesin tuaj dhe në mbështetjen e shokëve të babit. E falënderoj përzemërsisht kryetarin Xhafer Gashi për punën që po e bën për qytetarët e vet. Kryeministrit i falënderohem për vendimet e mëdha për shtetin e Kosovës, në veçanti atë të bërjes së komandantit tonë, të Rrustem Berishës si Ministër i Mbrojtjes të Ushtrisë së Kosovës, ju uroj suksese dhe na priftë e mbara”, deklaroi Jeton Ramadani.
Ramadani erdhi enkas nga Zvicra në përkrahje të kryeministrit Haradinaj.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS