Mobi Casa

Divorci në perëndim dhe hulumtimet nga disa studiues

/ 10 minuta lexim
RCCOLA

Nga Ardiana Blakçori – “Divorcet janë një dukuri e zakonshme në jetën e përditshme bashkëshortore. Në SHBA çdo vit më shumë se 1 milion fëmijë rriten me prindër të divorcuar, në Britani 40% e fëmijëve të lindur janë fëmijë familjesh pa prind”. Në perëndim më parë martesa konsiderohej si diçka e pazgjidhshme dhe divorci pranohej në raste shumë të rralla.

Ka vende të cilat nuk kanë pranuar divorcin dhe duhet theksuar që në një referendum në Irlandë më 1986 shumica kishte votuar kundër lejimit të divorcit. Ashtu edhe Malta në vitin 2005 ka futur në funksion ligjin i cili e ndalon shkurorëzimin.
Por sot, këto janë raste të veçanta apo më mirë të themi raste mjaft të rralla ose që nuk gjenden fare.

Vendet perëndimore kanë bërë avancime sa i përket çështjes së lejimit të divorceve, po ashtu edhe lehtësimit të realizimit të tij.

Sipas këtij sistemi kundërshtues mbi divorcin në perëndim, një bashkëshort që të ndahet apo të kërkojë divorcin duhej të paraqiste aktpadi si psh. për keqtrajtim fizik, tradhti ose braktisje e të tjera kundër njërit partner në mënyrë që të divorcohet njëri me tjetrin.
Ligjet e para mbi divorcin në perëndim e ndiqnin këtë praktikë edhe pse hollësisht ndryshonin njëra me tjetrën.

Ligjet e para të cilat u praktikuan pa fajësim në perëndim u shfaqën në disa vende në mesin e viteve 1960, psh. “Në Britani Akti i Reformës së Divorcit, i cili u miratua më 1969 dhe hyri në fuqi më 1971, përmbante dispozita “pa fajësim” prandaj ai e lehtësoi marrjen e divorcit nga çiftet”.2

Më pastaj numri i divorceve pas aprovimit të këtij ligji fillojë të rritej në Britani, për çdo vit kishte 9% ngritje të numrit të divorceve, gjë e cila brenda dhjetë viteve u dyfishua.
Në vitin 1972 njihet një ngritje e numrit të divorceve, por qysh nga viti 1980 ky numër i divorceve fillojë të stabilizohet, por prapë ngeli i lartë në krahasim me periudhën e para aktit të hyrjes në fuqi të zgjidhjes së martesave pa fajësim.

Në Britani kjo gjë ka bërë një bujë të madhe, duke u nisur nga fakti që nga divorci që më së shumti kemi pasoja negative janë fëmijët dhe në vitin 1970 kishte 40% fëmijë të lindur deri në moshën madhore ishin fëmijë të lindur me një prind, pastaj kjo ishte mjaft shqetësuese për një vend të tillë, të zhvilluar duke mos anashkaluar faktin që për gjatë kësaj periudhe kohore, duke pasur 83% e burrave dhe 75% e grave të divorcuar martohen dhe prapë ata fëmijë të mbetur vetëm me një prind, do kenë një familje por jo me dy prindërit biologjik, por me njërin prej tyre dhe me njerkun ose njerkën.

“Në vitin 1979 në SHBA krahas 2.331.000 martesave ka pasur 1.181.000 shkurorëzime, në bazë të almanakut nga viti 1983. Secilin vit shkalla e përqindjes së shkurorëzimeve dukshëm rritet.”3
Një numër kaq i lartë i martesave të dështuara sipas autorit Anthony Giddens, nuk tregon drejtpërsëdrejti numrin e martesave të palumtura, sepse kjo sipas tij nuk përfshin një numër të madh të martesave ligjërisht të ndara.

Ai thekson faktin se edhe pse shumë nga ato çifte janë të palumturë nga ajo martesë, ata prapë jetojnë së bashku për shkak të mendimit të vjetër se martesa konsiderohet e shenjët, ose për shkak se iu tremben pasojave financiare apo emocionale të ndarjes ose qëndrojnë në atë martesë ku shkaktarët kryesorë janë fëmijët e tyre, ngase dëshirojnë që ata fëmijë mos të jenë të pa strehë dhe ta kenë ngrohtësinë familjare nga ana tjetër. Por edhe në atë kohë kishte një ngritje prapë se prapë mjaft të lartë të divorcit dhe për këtë ndikuan një sërë faktorësh të cilët kanë bërë ndryshime mjaft të theksuara sociale.

Gjatë kësaj periudhe më nuk ishte ai mentaliteti i krijuar, që të martohen me një njeri i cili ka pasur prestigj familjar, pasuri që të trashëgohet ajo pasuri dhe ai prestigj brez pas brezi. Kishte një ngritje ekonomike dhe martesa s`kishte më atë kuptimin e një lidhje partneriteti si më parë.
Mundësitë që u krijuan ekonomikisht më të forcuara bën që të kenë një jetesë më të lehtë vetëm për veten, kjo vlente sidomos në ato raste kur kishte pakënaqësi në martesë.
Pastaj edhe martesa mori një kuptim ndryshe nga ai që ishte dikur, ajo varej krejtësisht nga shkalla e kënaqësisë dhe lumturisë që ofrohej midis çifteve.

Nga divorci është mjaft e vështirë që të bëhet një bilanc midis përfitimeve dhe humbjeve që pasojnë me ndarjen e çifteve.

Shumica e çifteve e përfundojnë lidhjen e tyre duke shkaktuar skandale, por prishja e martesës është e shoqëruar gjithmonë me stres dhe në të njëjtën kohë ajo mbart me vete edhe pasojat ekonomike vetëm për njërën ose dyja palët, por jo vetëm pasojat ekonomike por edhe ato psikologjike që shkaktohen me anë të procesit të divorcit.

Një studim i bërë nga Diane Vaughan, ka bërë një analizë të ndarjes së partnerëve dhe ka marrur si mostër 100 persona të sapo ndarë të kalimit nga një jetesë e përbashkët, në një jetesë me vete. Shkurorëzimi ka të bëjë me ndarje apo prishjen e marrëdhënieve intime dhe nga ky hulumtim kjo vuri re se shumë raste para se të ndodhte ndarja fizike e partnerëve kishte pasur edhe një ndarje sociale të tyre me të cilën kuptojmë se njëri prej partnerëve fillonte një mënyrë jetese me një shoqëri tjetër duke u shoqëruar me njerëz të rinjë, duke shkuar në vende qe nuk ishte shkuar më parë, në një mënyrë duke bërë një shmangie të kontaktit me partnerin.

RCCOLA

Pra kjo vjen nga ai partner, i cili dëshiron ndarjen në mënyrë që të krijojë një territor të pavarur që më parë i kryente së bashku me partnerin.
Vaughan theksonte se ky ishte një proces i kundërt me atë të rënies në dashuri, ku në atë periudhë individi zbulon vetëm anët pozitive të partnerit.

Studiuesja thekson faktin se iniciatorët që mendojnë për divorce, e konsiderojnë më normale t`i diskutojnë marrëdhëniet e tyre me të tjerët, kështu ata diskutojnë anët pozitive dhe negative të ndarjes së tyre.

Shkurorëzimi nuk shkaktohet vetëm nga njëri partnerë, por nganjëherë edhe partneri tjetër është i pajtimit që të ndahet apo të ndërprehet kjo lidhje, shpesh ndodhë që iniciatori i ndarjes mos të ketë dëshirë që në fund të ketë divorc, pra këtu mundë të kemi ndërrim të roleve të partnerëve, ai që në fillim dëshironte të ndaheshin, nuk dëshiron më kurse e kundërta ndodh me partnerin tjetër.

Ky hulumtim ishte bërë nga Diane Vaughan për shkak të një numri të madh të divorceve që ndodhnin në atë kohë dhe mjaft i vlefshëm sa i përket çështjes së këtij studimi duke u nisur nga fakti se ky studim ndihmon në njohjen e procesit të para divorcit se si partnerët krijojnë situatat e tyre para ndarjes.

Por çiftet pas ndarjes së tyre duhet të jenë të aftë qe të përballohen me një sërë ndryshimesh në jetën e tyre. Pikërisht me këtë çështje është marrur studiuesi i njohur Paul Bohannan i cili jep gjashtë të ashtuquajturat stacione të divorcit, nëpër të cilat kalojnë çiftet. Secili prej këtyre stacioneve ndikon në vetë çiftin por edhe tek fëmijët dhe të afërmit e tyre.

“Studiuesi P.Bohannan jep këto stacione të divorcit ato sipas tij janë:
1) Divorci emocional
2) Divorci ligjor
3) Divorci ekonomik
4) Divorci bashkëprindëror
5) Divorci social
6) Divorci psikologjik”4

Divorci emocional shpreh atë pakënaqësi që kanë partnerët në mes tyre, zënkat e shumta,përkeqësimet e situatës, tensionet e shumë gjëra të tjera të cilat çojnë deri tek ndarja midis partnerëve.

Divorci ligjor atëherë kur i tërë procesi i ndarjes përmbyllet nga ana ligjore.
Divorci ekonomik ka të bëjë me çështjet e ndarjes së pronave dhe pasurisë midis partnerëve.
Divorci bashkëprindëror ka të bëjë me çështjet e kujdestarisë së fëmijëve dhe rregullimit të takimeve të tyre me ta.
Divorci social ky lloj divorci vjen në shprehje atëherë kur kemi një ndryshim të rrethit shoqëror të divorcuarve.

Divorci psikologjik kemi një ndarje emocionale të partnerëve atëherë kur partnerët bëhen të vetëdijshëm që të përballen me të jetuarit vetëm.

Po ashtu një tjetër studim që vlen të përmendet mbi divorcin i bërë nga Robert Weiss (1976), ishte ai i bërë me burra e gra të divorcuara në SHBA, që tregon shkallën e përshtatjes pas ndarjes së tyre. Gratë nga ana ekonomike më shumë e vuajnë ndarjen kurse nga ana socio-psikologjike përshtatja është e njëjtë për të dyja sekset.

Nga studimi i Weiss-it thekson faktin që respekti dhe pëlqimi kishin humbur nga të dy partnerët qysh para ndarjës kurse këto ata i zëvendësonin me mosbesim dhe armiqësi midis tyre. Por edhe pse gjithë kjo pabesi dhe armiqësi midis tyre vazhdon që të ketë një ekzitencë të ndjenjës së të qenit emocionalisht me njëri tjetrin.
Pra edhe pas atyre zënkave të mëdha që i shkaktojnë të dy partnerët ata prapë provojnë një ndjenjë të thellë që Ëeiss e quan hidherimi i ndarjës.

Mungesa e partnerit shkakton një ndjenjë të ankthit dhe panikut tek partnerët kurse tek disa të tjerë kjo shkakton një ndjenjë të euforisë, ngase e ndiejnë veten të lirë që të veprojnë vetëm vet, por një gjë e tillë nuk mund të zgjasë për një kohë të gjatë ngase depresioni dhe euforia nganjëherë shkaktojnë ndjenjën e vetmisë gjë e cila tek shumë çifte paraqitet pas ndarjes së tyre, ata e ndiejnë botën të përmbysur dhe ndihen të shkëputur nga bota dhe rrethi ku ata jetojnë. Këto studime të këtij lloji janë bërë edhe më vonë dhe kanë treguar të njëjtat rezultate të përshtatjes së çifteve pas ndarjes së tyre, ku në fillim zë fill shmangia sikur asgjë s`ka ndodhur pastaj vjen mënyra e mos humbjes së kontakteve me ish partnerin dhe faza e tretë është ajo e asimilimit, me anë të së cilës personi pa humbur kohë mundohet që të stabilizohet pas gjendjes së krijuar pas ndarjes, një gjë të tillë shumë pak persona munden që ta arrijnë pas një ndarje. Por shumica e çifteve të ndara menjëherë pas ndarjes së tyre nuk mundohen që ta rimarrin vetveten duke korrigjuar ish martesën e tyre,e duke njohur veten e tyre më mirë por ata menjëherë pas ndarjes mundohen që të krijojnë një lidhje tjetër e cila mund t`i dërgojë prapë në një ndarje siç kishte pësuar në martesën e parë./rajonipress/