Uji Dea

Dita Botërore e Ujit është shënuar në Gjilan me aktivitete të shumta

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dita Botërore e Ujit, në Gjilan është shënuar me aktivitete të ndryshme nën organizimin e Kompanisë Regjionale të Ujit “Hidromorava”, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe me Komunën e Gjilanit.

Pikturimi i peizazheve ishte njëri nga aktivitete që është realizuar nga nxënësit e shkollës së Artit Pamor, që për shkak të kushteve klimatike është mbajtur në objektin e “Hidromoravës”.

Aktiviteti tjetër i planifikuar ishte edhe vizita në Fabrikën e Përpunimit të Ujit në fshatin Përlepnicë nga delegacione të ndryshme nga niveli lokal dhe qendror, me një theks të veçantë të një numri të konsiderueshëm të studentëve nga profile të ndryshme të universitetit të Prishtinës.

Në kuadër të kësaj, është mbajtur edhe një tryezë “Natyra dhe Uji”, ku është dhënë rëndësi e veçantë ruajtjes dhe mbrojtjes së natyrës në përgjithësi dhe ujit, si domosdoshmëri e një jete më të mirë për të gjithë qytetarët.

ARKATANA

Drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, ka kërkuar nga të pranishmit një kujdes të shtuar për ujin në përgjithësi e veçanërisht për ujin e pijshëm, sepse sipas tij nevojat e qytetarëve janë shumë të mëdha dhe kërkohet kursim maksimal. Suliqi poashtu ka thënë se të gjitha standardet plotësohen me ujin që furnizohen qytetarët e Gjilanit, duke kaluar uji nëpër disa kontrolla që e bëjnë atë të jetë i garantuar për konsum.

Po ashtu, drejtori ka specifikuar edhe punën e madhe që është bërë në investime së bashku me Komunën e Gjilanit, qeverinë dhe donatorët e shumtë që siç ka thënë ai tashmë janë partner të fuqishëm të kësaj ndërmarrjeje.

Njëkohësisht gjatë ditës edhe në sheshin kryesor në Gjilan, janë shpërndarë informata të rëndësishme për qytetarët në formë të fletëpalosjeve dhe broshurave të ndryshme informuese për kursim të ujit dhe shfrytëzimin e tij me një kujdes maksimal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.