UBT

Diplomaci që përfaqëson, e jo diplomaci që denigron

/ 3 minuta lexim

Nga Faton Bislimi – Se diplomacia jonë është kthyer në një sistem punësimi për militantë politik është konstatimi më bazik i mundshëm. Çdo ditë që ne vonohemi në reformimin e thellë të këtij sistemi, është ditë e humbur për Kosovën në afirmimin e saj ndërkombëtar. Ideja se neve të gjitha punët e jashtme na i kryen Amerika, kryesisht, dhe aleatët tjerë kryesorë, është jo vetëm se vetshkatërruese, por bile edhe ofenduese për Amerikën dhe miqtë tjerë.

Ka gati dy dekada që unë kam punuar intensivisht me lobin shqiptaro-amerikan, respektivisht Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, nën udhëheqjen e Kongresistit Joe DioGuardi, dhe gjatë kësaj kohe kam pasë rastin e mire, që të bashkëpunojë më shumë figura kyçe të politikës amerikane duke përfshirë edhe Joe Biden, në fushatën presidenciale të së cilit isha inkuadruar para se të kthehesha në Kosovë për garën për parlamentin e Kosovës. Nga kjo përvojë kam mësuar shumë. Punët tona të shtëpisë janë detyrim yni e jo i Amerikës. Amerika ka nevojë për një shtet mik dhe aleat e jo për një shtet vasal e as servil.

Diplomacia jonë, urgjentisht, duhet të bëhet vatër e punës së qindra vajzave e djemëve tanë të rinjë, profesionistë te zotë, shumë prej të cilëve janë shkolluar në universitetet më me nam në SHBA e Evropë, e të cilët pos anglishtes flasin të paktën edhe një apo dy gjuhë tjera.

Vend të posaçëm këtu zë edhe përkrahja institucionale që qeveria jonë e ardhshme duhet t’ia bëjë diplomacisë publike. Diplomacia publike ka qenë totalisht e nënçmuar dhe fare e pakonsideruar nga qeveritë e kaluara. Por, realisht, diplomacia publike na ka shërbyer shumë më shumë se vet MPJ. Sukseset e diplomacisë publike kryesisht u dedikohen diasporës sonë; mërgimtarëve tanë të vullnetit të mire që asnjëherë nuk iu ndanë Kosovës dhe atdhedashurisë për vendin e kombin tone.

Kosova duhet që në kuadër të MPJ të implementojë një Program të Diplomacisë Publike që do të bashkërendonte por edhe do të financonte projekte të fushës së diplomacisë publike me interes kombëtar e shtetëror për vendin. Ky program do të sjellte shumë më shumë benefite për vendin por edhe për shumë çështje të jashtme të Kosovës për të cilat jo rrallë here qeveria jonë, për shkak të fusnotës, nuk do të mund të kishte ç`asje zyrtare.

Unë besoj në një diplomaci të Kosovës që përfaqëson më të mirën e vendit, e jo për një diplomaci që denigron imazhin e vendit.

#134LDK #44FatonBislimi #MeVjosenKryeministre

Mund të ju interesoj: