Dikush i këndojë kësaj toke (Shkrimtarit: Jusuf Bislimi)
Ku të mbeti vargu, e di vallë, Që aq kohë iu desh të priste, Mendoje për të aq rrallë, Kur vinte muza e të nxiste.
Ai mall e ajo psherëtimë
Në cep të shpresës së kallur,
Të thërriste me ngashërimë
Të mos mbetej i përmallur.
Ecën ditët, u bënë vjet
Që nga sot e ditë për ditë
U kthjell mendja, u bë det
Vargun do e praroj me dritë.
Edhe lapsi fitoi zemër
Për ta bërë vargun – varg,
Fati i mirë e bëri emër
T’i shkojë zëri sa më larg.
Mori shtigjet log më log
Nëpër male e në fushë,
Me shije luleje borzilog
E mirë për dre e drenushë.
Trokiti në zemër e në shpirt
Me mënxyra e ngazëllime,
Shpërndau rreze plot dritë
Për t’u ndal në zemrën time.
II.
Mik i vargut, tungjatëjeta
Dyerhapur mirë se të gjeta,
Mirë se të gjeta me hirësi
Të gjithë bashkë mrekulli.
Dalim pak në Bukanik
Atje gjejmë – ndonjë mik,
Mik me zemër e mik me shpirt
Ndonjë që do të ec me dritë.
I dhurojmë lule pranvere,
(Kjo mundësi na u dha kësaj here),
Si mik i vargut poetik
Bashkë me mikun të bëjmë mik.
Na afrohet me butësi
E mbush vargun me dashuri,
Ballëlartë pa fije frike
Lulebardha bukanike.
Me to bashkë kalojmë në verore
Me tjerë miq dorë për dore,
Udhëtim i gjatë në përjetësi
Me përshëndetje e mirësi.
Me këtë punë shenjtërie
Lajmë borxhe ndaj atedheu’
Bëjmë kurora lavdie
Si me shpatë Skënderbeu.
Le të mbesin nëpër rafte
Si dëshmi të një epoke,
Se me zemër edhe shpirt
Dikush i këndoi kësaj toke.
Hysen Këqiku


