ARKATANA

Gjilani nis kontrollet sistematike shëndetësore te nxënësit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kanë nisur kontrollet sistematike për nxënësit e klasave parafillore, klasës së parë dhe të pestë të Komunës së Gjilanit.

Fillimin e këtij procesi e kanë parë nga afër drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, bashkë me zv. drejtoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Ud. Dr. Merrushe Ajeti dhe drejtorin e Arsimit, Jeton Rexhepi.

“Kemi filluar kontrollet sistematike për nxënësit e klasave parafillore, klasës së parë dhe të pestë”, tha Kadriu-Qerimi.

United Hospital

Sipas saj, këto kontrolle po realizohen në kuadër të përkujdesjes së vazhdueshme për shëndetin e fëmijëve tanë, me qëllim të monitorimit të gjendjes së tyre shëndetësore dhe identifikimit të hershëm të çdo problematike të mundshme.

“Përmes këtij procesi synojmë të kontribuojmë në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të nxënësve, duke siguruar një zhvillim të shëndetshëm dhe mirëqenie më të mirë për ta”, tha drejtoresha e Shëndetësisë.

Drejtori për Arsim, Jeton Rexhepi, tha se kontrollet do të realizohen nga ekipet profesionale mjekësore të QKMF-së, sipas planifikimit të përcaktuar, duke përfshirë të gjithë nxënësit e niveleve të lartpërmendura.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.