UBT

Dija, përfitimi i saj

/ 8 minuta lexim
ARKATANA

Nga Shefik Shkodra- Nga të mësuarit e shkronjave në “zallë” deri te kompjuterizimi e interneti.

Njeriu i pa arsimuar si pa sy e veshë. As nuk sheh as nuk dëgjon. Çdo veprim përreth për analfabetin është si një tingull i shurdhët. Është sikur dikush tjetër duhet ta mbaj përdore si të verbëtin. Prandaj, shoqëritë e popujve të ndryshëm në botë arsimit i japin dhe i kushtojnë rëndësinë më të madhe në ngritjen e qytetërimit, duke bërë përpjekje të pareshtur për zhdukjen e analfabetizmit. Po, edhe në ngritjen e kulturës, shkencës dhe ekonomisë. Teknologjia sot në disa vende të botës ka përparuar shumë. Dhe, i kanë mundësitë që të ngritën lart e më lart, deri te planetët tjera, sikur ndodh me shoqëritë e zhvilluara.

Të fituarit e dijës nuk bëhet për një kohë të shkurtër, madje, sipas konstatimit të atij të vjetrit, pak i deshifruar, “dija fitohet deri në varr”. Populli ka thënë se, “njeriu sa të jetë gjallë mëson”. Dhe askush nuk mund ta përfundoj dijen (mësimin) me një kohë të caktuar as edhe në moshën më të shtyrë. Kështu në jetën civilizuese, është vendosur mënyra e shkollimit të shkallëzuar, sipas aftësisë psikike e fizike të moshës për njeriun. Mosha e njomë parashkollore (hapat e parë) dhe shkolla fillore, duke u rritur, shkolla e mesme, pastaj universiteti dhe specializimi në një fushë të dijës.

Arsimimi mund të bëhet në mënyrë individuale (autodidakte) dhe kolektive, nëpër institucione (shkolla), duke interpretuar mësimdhënësit shkencat e ndryshme veç e veç. Kjo mënyrë e fundit është më e pranueshme për të gjithë, jo veç për shkak të planifikimit të materies, por edhe nga faktori i edukues e të shoqërorizimit praktik të individit.

Shkurtimisht, rrjedhat e arsimit shqip nëpër kohë

Është shkruar disa herë se shqiptarët janë ndër popujt më të vonshëm në Evropë për arsimimin e tyre në gjuhë amtare. Kjo vjen nga okupimi nga të tjerët. Populli koloni e të tjerëve, pa liri e në varshmëri, nuk iu ka lejuar as shkollimi në gjuhë amtare. Kështu ishte edhe me shqiptarët deri vonë. Një herë çlirimi nga Perandoria turke, pastaj në ish Jugosllavi, trevat shqiptare pritën deri në mbarim të LDB për pas një të drejtë të vogël.
Shqiptarët janë arsimuar edhe në gjuhë të tjera. Deri më 1912, ka pasur edhe ndonjë gjysmë shkolle të organizuar nga grupe a individ të vullnetit të mirë krejt ilegalisht.

Ndërkaq, mësimi në gjuhë amtare për shqiptarët e Kosovës dhe në pjesët tjera të ish Jugosllavisë të banuara me shqiptarë, për herë të parë kanë organizuar mësim në gjuhë shqipe e në mënyrë legale pas Luftës së Dytë Botërore. Në kushte mjaft të vështira, por edhe në ndjekje e përcjellje të personelit mësimdhënës. Në trevat e rretheve të malësisë, nxënësit merrnin prej shtëpisë ndonjë ulëse (shkëmb trekëmbësh) në vend karrige. Shkruanin në rërë e në borë (dimrit) në mungesë të dërrasës së zezë dhe shkumësit.
Shqipëria, që kishte një traditë gjysmë shekullore të arsimimit të organizuar shtetëror, lëshonte rrezet e veta kaherë edhe në Kosovë. Pas LDB, Ministria e Arsimit të Shqipërisë dërgoi mësues të përgatitur nëpër viset shqiptare, sidomos të Kosovës. Vullneti ishte i madh edhe nga ana e qytetarëve që të mësonin në gjuhë amtare.

Prej mësimit paralel ilegal e deri te mësimi legal nën organizimin e OKB-ës

Mësimi paralel e ilegal dhe mësimi legal (1990 -1999)
Pas viteve të shtatëdhjeta Kosova e bëri të pavarur Universitetin e Kosovës nga ai i Beogradit, kështu që arsimimi te shqiptarët mori nismat deri diku si nga fillimi.
Pas suspendimit të Kushtetutës së Kosovës nga Serbia, më 1989, i ndoqën edhe nxënësit dhe arsimtarët nga institucionet e veta.

Mobi Casa

Mësimi shqip vijoi ndaras në shkollat shtëpi, që i lëshuan bamirësit shqiptarë për nevoja shkolle për nxënës dhe studentë shqiptarë. Për këtë shfrytëzoj rastin t’i përshëndes të gjithë ata bamirës dhe të tjerët, që në çfarëdo mënyre i ndihmuan shkollat tona. Falë këtyre bamirëseve në lirimin e shtëpive për hapësira shkollore, mësimi nuk u ndërpre asnjë herë për as një ditë. Falënderimi është i veçantë edhe për ata që ndihmuan financiarisht, sidomos diaspora, por edhe mësimdhënësit për vetëdijen dhe këmbëngulësinë e tyre. Këta të fundit ishin rezistenca aktive kundrejt okupatorit serb.
Pas luftës së fundit serbo-shqiptare, më 1999, nën administrimin e OKB, mësimi vijoi, por gjithashtu me mbikëqyrje financiare e komandime etj.

Shpërngulja e qytetarëve shqiptarë nga tokat e tyre, rrethet kufitare me Serbinë, kryesisht fshatrat nga viset malore, koncentrimi ishte shumë i madh përreth e sidomos në zonat e urbanizuara të Kosovës. Prandaj, numri i nxënësve ishte në rritje permanente dhe kapaciteti i objekteve shkollore të qytetit, konkretisht në Gjilan, ishte i vogël në krahasim me numrin e shtuar të nxënësve. Nevoja ishte e madhe për hapësira të reja shkollore.

Pas vitit 2008 Gjilani shpejton në pamjen dhe përmbajtjen e vet

Vetëm në Gjilan me rrethinë prej 2008 e deri më sot janë ndërtuar dhe rinovuar shumë objekte shkollore. Kjo qendër urbane ka nevojë gjithnjë për infrastrukturë të re shkollore, sepse gravitojnë edhe komuna tjera, si ajo e Kamenicës, Vitisë, Novobërdës, Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, sidomos për arsimimin e mesëm dhe atë universitar.

Me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, në shkurt të 2008, Qeveria shqiptare u kujdes krahas kualifikimit të kuadrit edhe për investim më të madh për hapësirë shkollore. Për shkak të shtimit të madh të banorëve, shkollat e qytetit të Gjilani ishin tepër ngarkuara me nxënës. Një pjesë e këtyre shkolla kanë punuar në tri (3) ndërrime dhe me një numër enorm nxënësish. Por, me ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave, për këtë periudhë kohore është krijuar një hapësirë bukur e mirë dhe janë çliruar nga tri ndërrimet një pjesë e këtyre shkollave, e së shpejti edhe pjesa tjetër do të merr frymë lirshëm e në gjendje normale ngase edhe disa shkolla të reja janë në përfundim e sipër.

Në një rast, Bujar Nevzati, drejtor i DKA e bëri një koment të shkurtër lidhur me shtimin e hapësirave të reja shkollore për Gjilan. Ai tha se, janë ndërtuar tri (3) anekse dhe nëntë (9) shkolla të reja për këto vite. Në Bashkësinë e II lokale të këtij qyteti është në përfundim e sipër objekti shkollor dhe është vendosur edhe inventari. Ky objekt duket shumë impozant prej 2950 m2, me një oborr prej 90 ari hapësirë.

Po kështu, në Lagjen Arbëria, te kazermat e UÇK-ës është në përfundim e sipër ndërtesa shkollore prej 2600 m2 dhe objekte tjera përcjellëse, edhe me pemishte dhe sera për perime. Kjo shkollë është e vendosur në një ambient tipik bujqësor. Edhe gjimnazi i ri prej 2500 m2, objekt i cili do të ketë hapësirë të mjaftueshme për shkollën më të madhe numerikisht. Sipas drejtorit të DKA-s së Gjilanit, na mban shpresa se së shpejti Gjilani, por edhe rrethi do të ketë hapësirë të mjaftueshme për rininë shkollore. Kur për kaq kohë është arritur që të kemi zgjerim hapësire prej gjithsej 20.000 m2, thotë Bujari, që kjo është një shtim i shpejt për kaq kohë të një qeverie.

Në arsim duhet të ndihmojnë të gjithë, porosit drejtori i DKA-s së Gjilanit, kuadrot drejtpërdrejt, qytetarët dhe në anën tjetër institucionet përkatëse. Fusha e arsimit ka mjaft punë të pandërprerë për një arritje suksesi në përgjithësi.

Të gjitha këto vepra që shihen, njeriun tonë e bëjnë krenar dhe me shumë shpresë se, ndonjë ditë edhe ne do të jemi konkurrent në tregun botëror të fushave të dijës. Dhe, kjo është shumë afër mëndësh, kur një shoqëri përkujdeset që arsimi të jetë në qendër të vetëdijes njerëzore, atëherë përparimi do të jetë i domosdoshëm.