UBT

Dialogu të riformatohet

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Duke u bazuar në vlerësimin e ecurisë së deritanishme të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, dhe efektet e zbatimit e moszbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani, shto këtu edhe zhvillimet e fundit rreth rastit Haradinajt, analistët politikë konsiderojnë se është momenti kyç dhe më i duhur që ky dialog të rishikohet dhe riformartohet, edhe në qasje edhe në përmbajte të trajtimit të temave.

Kosova të jetë e barabartë në tavolinën e bisedimeve

Duke u bazuar në vlerësimin e ecurisë së deritanishme të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, dhe efektet e zbatimit e moszbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani, shto këtu edhe zhvillimet e fundit rreth rastit Haradinajt, analistët politikë konsiderojnë se është momenti kyç dhe më i duhur që ky dialog të rishikohet dhe riformartohet, edhe në qasje edhe në përmbajte të trajtimit të temave.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, analisti politik Albinot Maloku, thekson se bazamenti për rishikim dhe riformatim të procesit të vazhdimit të dialogut me Serbinë tani më ashtë vendosur edhe me Rezolutë në Kuvendin e Kosovës, prandaj vazhdimi eventual duhet të bazohet vetëm duke zbatuar në përpikëri këtë rezolutë, që është një bashkërendim i rëndësishëm vendimmarrës i spektrit politik të Kosovës, pozitës dhe opozitës. “Aktualisht ekziston një rezolutë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila parasheh suspendimin e dialogut dhe ajo që do të ishte e rrugës për Prishtinën zyrtare, është mosvazhdimi i formatit aktual të dialogut. Në vazhdën e kësaj duhet të ndërpritet funksionimi i Ministrisë për Dialog në kuadër të Qeverisë dhe largimi i ministres Edita Tahiri nga angazhimi i saj. Hap tjetër është krijimi i një platforme të re e gjithëpërfshirëse mes aktorëve politikë në Kosovës në lidhje me ndonjë nisje të re të dialogut mes Kosovës e Serbisë. Kjo platformë të përfshijë të gjitha nevojat dhe kërkesat e shtetit e qytetarëve të Kosovës”, theksoi ai. Sipas Malokut, në bisedime duhet të shkohet me nivele të barabarta, e që i bie ministri i Arsimit i Kosovës me ministrin e Arsimit të Serbisë, e kështu me radhë. “Pra, janë këto rekomandime krejtë- sisht konkrete, të cilat duhet t’i ndjekë vendi në lidhje me çdo hapje të mundshme të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë”, potencoi ai.

Mobi Casa

Kosova ta padisë Serbinë

Edhe prof. i së drejtës Muhamet Kelmendi konsideron se raportet midis Kosovës dhe Serbisë ka kohë, pothuajse mbi shtatë vite, që po ndërtohen pa principe dhe këndej në kundërshtim me interesin e shtetit të Kosovës, andaj tani është një mundësi e mirë që ai gabim të përmirësohet, sepse zyrtarët e lartë të shtetit serb deri tani janë sjellë me Kosovën sikur Kosova të kishte qenë shkaktare e vuajtjeve të popullit serb dhe shkaktare e krimeve, e jo e kundërta . “Në fakt shteti serb dhe kriminelët si Nikoliq, Vuçiq dhe Daçiq janë sjellë sikurse ata të ishin viktimë e dhunës dhe e territorit. Ndërsa, faktet flasin se mbi popullin shqiptar është bërë gjenocid. Ky raport i bërë nga Prishtina kundruall Serbisë ishte nënshtrues dhe tipik anti-shtetit të Kosovës, duke e bërë vendin tonë jo funksional dhe në fund edhe me rrezik për shkatërrimin e tij. Konsideroj se është përgjegjësi tipike e PDK-së dhe e LDK-së pse janë këto çështje kaq të dëmshme për Kosovën. Mendoj se është vetë Hashim Thaci, Isa Mustafa etj., që në tërësi e kanë dëmtuar Kosovën me marrëveshjet e bëra me Serbinë në Bruksel. Nuk kemi as edhe një çështje të zgjidhur. Kudo kemi ndikim dhe futje të interesave të shtetit serb brenda Kosovës”, tha Muhamet Kelmendi. Ai si shembull ka përmendur edhe shembullin skandaloz, ku me marrëveshje janë sistemuar edhe forcat paramilitare serbe, rojet e urës në Gjyqësorin dhe Policinë e Kosovës dhe në organizimin e administrimin e institucioneve komunale me shumicë serbe. Sipas Kelmendit, krejt kjo situatë është produkt i dialogut të filluar pa agjendë nacionale. “Diskutimet pa parime kanë bërë shkatërrimin e vendit. Nuk duhet fare të bisedohet me Serbinë pa reciprocitet dhe parime. Tërësisht duhet të rishikohen raportet dhe marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. Vetëm le të shikojmë deputetët serbë dhe sjelljet e tyre antishtetërore karshi Kosovës dhe do të bindemi se ku dhe sa punë të mirë ka bërë Qeveria e Kosovës në njërën anë, dhe në anën tjetër, veprimet serbomëdha mbi luftëtarët e UÇK-së. Edhe te lirimi i Ramush Haradinajt, ku Serbia ka vepruar kundër më me ashpërsi e drejta doli në anën e Kosovës. Tani në këtë rrafsh kemi një realitet të ri dhe shumë më progresiv që është ndërtuar, prandaj edhe Qeveria në Prishtinë duhet ta shfrytë- zon këtë dhe fare nuk duhet të hamendet. Tani është moment kur kjo situatë të mund të avancohet dhe të mundë të realizohet me padi për gjenocid të bërë ndaj shqiptarëve dhe me padi në Kosovë kundër të gjithë kriminelëve serbë”, tha ai. Sipas tij, kërkohet të paditet shteti serb për dëmet materiale dhe morale, e të cilat janë shumë të larta, kundruall popullit shqiptar.

Shteti të mos harrojë çështjet e pazgjidhura

Edhe analisti politik Albrim Badallaj konsideron se lirimi i Ramush Haradinajt dhe kthimi i tij në Kosovë është një fitore e Kosovës karshi shtetit serb dhe gjithashtu është një rikonfirmim se drejtësia evropiane gjykon drejt dhe në bazë të parimeve demokratike. Mbi këtë bazë ai thotë se tani duhet shikuar dhe qasur edhe projektit të ri për vazhdimin dialogut me palën serbe. “Duke e parë që bisedimet me Serbinë veç se kanë stagnuar, Kosova e ka mundësinë që kur ato të rinisin, të kushtëzojë me shumë çështje, ndër to edhe largimi i fletë-arresteve, jo vetëm për politikanët, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të lëshuara nga gjykatat serbe për arsye politike apo për shkak të pjesëmarrjes së tyre në luftë. Shteti ynë assesi nuk guxon të harrojë që në bisedime ta përfshijë edhe çështjen e kërkim-faljes nga shteti serb, kthimin e regjistrave civil dhe librave kadastralë, fatin e të pagjeturve, dhunimin e mijëra grave, dëmshpërblimin për dëmet materiale të shkaktuara nga shteti serb në luftën e fundit dhe bisedimet duhet të kulmojnë me njohjen e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh ai. “Pala jonë duhet të kërkojë reciprocitet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, e po ashtu bisedimet duhet të kushtëzohen se gjatë procesit sa zhvillohen ato, për normalizim të marrëdhënieve, Serbia të mos e pengojë Kosovën për inkuadrim në instancat dhe organizatat euroatlantike. Nëse Kosova vazhdon me këtë formë të bisedimeve, veç se do t’i japë shanse më të mëdha Serbisë, që të përdorë të gjithë arsenalin e saj propagandues kundër shtetit tonë. Serbia meriton që t’iu kundërvihemi me një diplomaci të egër dhe jo përkëdhelëse, sepse koha e ka treguar se Serbia nuk është partner i mirë për bisedime, meqë ka ende synime territoriale ndaj Kosovës”, potencoi ai./kosova sot/