Hidromorava

Dialogu i bllokuar, tre muaj nga takimi i fundit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Megjithëse të dyja palët ishin dakorduar që pas pushimeve të verës të ketë një intensifikim të takimeve në kuadër të dialogut të Brukselit kanë kaluar tre muaj prej herës së fundit kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq i kanë shtrënguar duart në kryeqendrën evropiane, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Faza finale e dialogut Kosovë – Serbi ka nisur qe katër muaj (24 qershor), por presidentët e këtyre dy shteteve, që njëherësh janë kryenegociatorë të këtij procesi, nuk janë takuar qe më shumë se tre muaj.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq për herë të fundit në kuadër të etapës përmbyllëse të dialogut kishin biseduar më 18 korrik, në takimin e dytë në Bruksel.

ARKATANA

Porse Vuçiq nuk pranoi të ulet në tavolinë me homologun e tij nga Kosova në takimin e tretë, që ishte thirrur të mbahej para më shumë se një muaji, më 7 shtator.

Përkundrazi, të dy presidentët ishin takuar ndaras me përfaqësuesen e lartë të BE-së, ndërmjetësuesen e dialogut Frederika Mogerini.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.