FIDANISHTJA

Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në Ballkan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Armatosja intensive e shteteve të Ballkanit gjatë muajve të fundit ka ngjallur polemika në rajon, duke rritur shqetësimet për mundësinë e një konflikti të ri.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, theksoi se armatimi i Serbisë përbën një paralajmërim serioz për të gjitha vendet e Ballkanit.

Ai theksoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm i Serbisë me Rusinë tregon se nuk ka asnjë shenjë shkëputjeje nga ky aleat.

Uji Dea

Maqedonci bëri thirrje për një vëmendje të shtuar dhe një reagim nga ndërkombëtarët për të parandaluar një eskalim të mundshëm të tensioneve në rajon.

“Kemi qenë shumë herë dëshmitarë që Serbia ka iniciuar luftëra në Ballkanin Perëndimor kur ka vlerësuar që është e përgatitur ushtarakisht. Përderisa nuk ka pasur Serbia ende ndonjë dëshirë për të qenë pjesë e NATO-s, apo të rregullojë marrëdhëniet me shtetin fqinj, shtetin e Kosovës, me njohjen e saj, shitja e armëve në këtë fazë për Serbinë është një gjë që duhet konsideruar nga vendet anëtare të NATO-s”, tha Maqedonci për EuronewsAlbania.

“Nuk janë vërejtur elemente që Serbia të ketë një shkëputje nga Rusia. Ka vazhduar bashkëpunimin me të. Kjo po na kthen në situate në të kaluarën kur ka pasur masakra si ajo e Srebrenicës. Sa herë është toleruar Serbia, ajo ka vepruar”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.