RCCOLA

Dhuna psikologjike, si atribut i pushtetit

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Hidajet Ahmeti – Hendeku në mes pushtetit dhe qytetarëve është prezent në një masë të theksuar. Ky hendek është krijuar me një pjesë të fajit e qytetarëve, dhe dita ditës hendeku në mes këtyre dy komuniteteve veç sa shkon e rritet.

Ekzistojnë dy kategori brenda konturave të shoqërisë kosovare, kategoria e pushtetit që është një komunitet i vogël, dhe kategoria e qytetarëve që përbënë komunitetin shumicë. Brenda kategorisë së pushtetit ka njerëz pa vlera, pa dinjitet njerëzorë, pa ndërgjegje, të cilët bëjnë një jetë luksoze dhe jashtë realitetit shoqëror, social e ekonomik, dhe interesat personale i konsiderojnë mbi interesat shtetërore e kombëtare. Kurse kategorisë së dytë i takojnë njerëz me vlera të larta, të përgjegjshëm dhe te ndërgjegjshëm, njerëz të cilët luftojnë për mbijetesë dhe ekzistencë, njerëz të cilët çdo ditë i japin përmbajtje shtetit, njerëz të cilat karshi diskriminimit çnjerëzorë prapë vazhdojnë ta duan shtetin dhe e luftojnë sistemin.

Arroganca, injoranca, manipulimi, shantazhimi, shtypja, kapja, kërcënimi, presioni, uzurpimi, zhvatja, nepotizmi, klientelizmi, krimi, kontrabanda si koncepte i takojnë njerëzve të komunitetit pakicë. Dhe si pasoje e kësaj, rrjedhimisht te komuniteti shumicë i hasim këto koncepte: pasiviteti, neglizhenca, heshtja, shpresa në disharmoni me veprimin, pamundësia, me një fjalë mosaktivizimi apo pasiviteti karshi këtij hendeku të krijuar qe nga paslufta, krejt si pasojë e gjendjes së krijuar nga pushtetet e pasluftës. Është një e vërtetë e pamohueshme se kjo gjendje e mjerueshme socio-ekonomike i shkon përshtati pushtetit, pasi që pushteti e ka shumë lehtë të manipulojë më qytetarët e lodhur nga kjo gjendje rend socio-ekonomike përmes mekanizmave që i posedon dorën e tij.

Gjendja natyrore e krijuar nga komuniteti pakicë i konvenon këtij të fundit , dhe është në dobi të tyre. Në gjendjen e krijuar i forti, në këtë rast komuniteti pakicë ka në duar pushtetin për të dhunuar me të drejtat dhe jetën e qytetarëve, gjyqësinë, prokurorinë, arsimin dhe me këtë duke shkatërruar të ardhmen gjeneratave pasuese. Kjo gjendje anarkie e krijuar nga komuniteti pakicë, është jashtë çdo rregulli demokratik e njerëzorë.

Komuniteti shumicë i ngulfatur në këtë gjendja, dita ditës po humb durimin, i cili është akomoluar për vite të tëra. Vetëdijesimi i komunitetit shumicë po ecën, edhe pse me hapa shumë të ngadalshëm, dita ditës po arrijnë të çlirohen nga këta zinxhirë shtrëngues, i cili ju është vendosur më qëllimin që komuniteti pakicë të jetojë në një realitete jashtë dhe pavarësisht komunitetit shumicë.

Mobi Casa

Është shumë e logjikshme dhe racionale qe vetëdijesimi nuk ndodhë vetvetiu dhe brenda një nate, këtij vetëdijesimi duhet t’i prijnë të gjithë mekanizmat e shoqërisë e në veçanti mekanizmat e shoqërisë civile. Me rritjen e shkallës së vetëdijesimit, rrjedhimisht ndëshkimi ndodhë në baza racionale e konceptuale. Nëse bëhemi realist e gjykojmë në baza objektive, degradimi nga kasta udhëheqëse e pasluftës ka ndodhur në çdo pore të shoqërisë dhe në mënyrë kontinuele, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, institucionet e drejtësisë, ekonomia e shume institucione të pavarura.

Prandaj, është e imperativ i kohës që këta mekanizma vetëdijsues t’i prijnë këtij “revolucioni” demokratik, në mënyrë që të shpëtohet Republika nga këta uzurpatorë, dhe njëherë e përgjithmonë t’i kthehemi normalitetit.

Shkencërisht është vërtetuar se në shoqëritë postkonfliktuale, manipulimi me masën është shumë i lehtë dhe i kollajshëm, dhe pushteti çdoherë ka ditur të përdorë mekanizma për të manipuluar me njerëzit e varfër të cilët kanë bërë luftë për mbijetesë. Pushteti është në gjendje të sajojë probleme të paqena vetëm e vetëm që të shpërqendrohet opinion publik karshi problemeve reale që ballafaqohen. Anarkia e instaluar brenda sistemit po krijon mjegullinë për komunitetin shumicë, dhe me këto veprime pushteti çdoherë ka rritur kontrollin ndaj komunitetit shumicë, rrjedhimisht ka ndërtuar komoditetin për pushtetin e tyre.

Çrrënjosja e këtij hendeku të krijuar që nga paslufta në mes dy komuniteteve do të ndodhë, atëherë kur komuniteti shtrëngues do të zgjohet nga gjumi dogmatik dhe rrjedhimisht të ndodhë një “revolucion” në të menduarit, i cili do të jetë emancipues për komunitetin shumicë. Në momentin kur të ndodhë kjo kthesë shumë e rëndësishme për komunitetin shumicë, komuniteti pakicë do ta humb lirinë të cilën e ka siguruar përmes pushtetit, dhe kjo liri do t’ju dhurohet komunitetit shumicë.

Çlirimi nga këta zaptues, dhunues, manipulues, kërcënues, shantazhues do të jetë vetëm në shërbim të komunitetin shumicë, por edhe gjeneratave pasuese. Kurse humbja e lirisë për komunitetin pakicë do t’ju shërbejë si mësim gjeneratave të ardhshme që kjo histori të mos përsëritet.