UBT

“Dheu i Bardhë”, “Baja” e “2 Korriku” konfirmuan fuqishëm besëlidhjen për Vjosa Osmanin dhe ekipin e LDK’së

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Përmes një tubimi madhështor të organizuar të premten nga tri nëndegët e LDK’së në Gjilan, “Dheu i Bardhë”, “Baja” e “2 Korriku”, u rikonfirmuar fuqishëm besëlidhja për kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin dhe kandidatët për deputetë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).

Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti, i cili ka folur për në emër të kryetarit, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar tri nëndegët për mobilizimin dhe angazhimin e madh në terren, ka thënë se ky tubim madhështor është konfirmim i fitores së madhe të LDK’së dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani, për të vazhduar me mesazhet e pesëshes së Gjilanit.

“Jemi këtu në emër të besës dhe një thirrje të re, me kryeministren Vjosa Osmani e cila bazament të punës e ka familjen. Duke besuar që ju, rugovista, do ta sillni fitoren, ne besojmë që e ardhmja e Kosovës të jetë e ndritur. Qëndroni dinjitetshëm që ta bëjmë ndryshimin. Faleminderit shumë për besimin“, ka deklaruar para të pranishmëve kandidatja me numër 6, Lirije Kajtazi.

“Gjilani gjithmonë e ka mbrojt presidentin Rugova dhe dolëm faqebardhë dhe fitimtar. Deri më 6 tetor, Gjilani dhe e gjithë Kosova, e ka një mision, ta bëjmë ndryshimin e madh. LDK e ka këtë potencial, dhe mund t’ia kthej demokracinë që ua kemi borxh qytetarëve. Nuk do të lejojmë që të tjerët ta plaçkitin buxhetin e popullit. Faleminderit shumë”, u shpreh nga ana e tij, kandidati Fatmir Rexhepi, i cili në listën e LDK’së mban numrin 20.

“Ju lus secilit prej jush që të angazhoheni për ta bërë punën e madhe, në mënyrë që LDK të dalë fituese e madhe e zgjedhjeve. Arsyeja është që një nënë, një profesioniste, e një profesoreshë, zonja Vjosa Osmani është në krye të listës sonë dhe unë jam e lumtur që jam pjesë e kësaj liste, e cila është larg më e mira nga të gjithë. Shihemi në fitoren e madhe”, ka thënë kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila mban numrin 21.

“Në Gjilan, si LDK, do të dalim shumë më mirë në këto zgjedhje. Gjilani nuk iu beson atyre që po thonë se e luftojnë korrupsionin. Por, ne besojmë që do ta kemi besimin tuaj më 6 tetor në mënyrë që ne të jemi zëri juaj në Kuvendin e Republikës. Faleminderit shume”, tha kandidati për deputet, Imet Rrahmani, i cili mban numrin 35.

“Besoj fuqishëm që ashtu qysh nuk jeni ndarë lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci, nuk do t’i ndaheni edhe në tetë ditët e ardhshme. Vjosa dhe ekipi i saj, do të krijojë një shtet në shërbim të qytetarit dhe jo të pushtetarit. Pra, këtë gurthemel që e kemi ndërtuar, duhet ta bëjmë kala për të mirën e fëmijëve tanë. Ju faleminderit shumë për mbështetjen e madhe”, është shprehur kandidati Faton Bislimi, i cili në listën e LDK’së mban numrin 44.

Në emër të këtyre nëndegëve ka folur Nevzad Rushiti, i cili pohoi se po punojnë derë më derë 24 orë, për të mos ua lënë asnjë votë kundërshtarëve.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.