Mobi Casa

Deutschlandfunk: Kosova po afrohet drejt BE-së!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova ende nuk ka përmbushur kriteret e BE-së për heqjen e vizave. Kështu citohet të ketë thënë për radion Deutschlandfunk, shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar. Ai në fakt është shumë pak optimist për mundësinë e heqjes së vizave për kosovarët këtë vit. Në anën tjetër në artikullin e gazetarit të Radios nacionale gjermane Dojçlandfunk, Tomas Otto kushtuar Kosovës, thuhet se “Miratimi i Gjykatës Speciale nga Parlamenti i Kosovës është një hap i rëndësishëm drejt afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Debati politik aktual në Gjermani për vendosjen e Kosovës në radhën e vendeve të sigurta, gjë që do të mundësonte kthimin e shpejtë të azilkërkuesve në Kosovë, do të shpejtonte procesin për heqjen e vizave për Kosovën, thuhet në artikull, ndërsa theksohet se “miratimi i Gjykatës Speciale nga Parlamenti i Kosovës është një hap i rëndësishëm drejt afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Radioja kombëtare gjermane Dojçlandfunk, në artikullin e përmendur citon presidenten Jahjaga të ketë thënë se “anëtarësimi i Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare nuk ka alternativë”.

Kosova ende nuk ka përmbushur kriteret e BE-së për heqjen e vizave, citohet të ketë thënë shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë Samuel Zhbogar, i cili është pak optimist për mundësinë e heqjes së vizave për kosovarët këtë vit.

Mobi Casa

“Ende nuk është koha e përshtatshme për heqjen e vizave, jo vetëm për shkak të valës së refugjatëve nga Mesdheu por edhe për shkak të përvojës së keqe që vendet e BE-së kanë me liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit. Shumë njerëz kanë keqpërdorur vizat për të kërkuar azil në vendet e BE-së”, thotë Zhbogar, i cili në anën tjetër thekson se “është shumë e vështirë tu sqarosh kosovarëve përse ata janë të vetmit në Ballkan pa liberalizimi vizash”.

Fakti që Kosova ka mbetur vendi i vetëm pa viza në Ballkan, ka ndikuar që tek popullata e Kosovës të bie entuziazmi për BE-në dhe të rritet njëkohësisht zhgënjimi me vendet e Bashkimit Evropian, thotë ministri i brendshëm Skender Hyseni, i cili përkundër tensioneve etnike, thotë se “Kosova, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi do të takohen së bashku në Bashkimin Evropian”.

Por deri atëherë vendin e presin edhe shumë sfida.

Dhe përkrah reformave që Kosova duhet të përmbush, anëtarësimi i saj në BE varet edhe nga vullneti i secilit vend anëtar i Bashkimit evropian, thuhet në artikullin e radios Dojçlandfunk. /RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.