KFOR-i me patrullime të shtuara në kufirin Kosovë-Serbi

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Komanda Rajonale e KFOR-it ka zhvilluar aktivitetin “Eagle Nine”, për të rritur praninë e saj si përgjatë vijës kufitare administrative (siç e quan KFOR-i kufirin Kosovë-Serbi v.j).

Gjithashtu patrullime janë kryer edhe në disa nga zonat e thella të Kosovës.

RCCOLA

KFOR bën të ditur se njësitet italiane të saj të përforcuara nga togat Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe Moldavisë, kanë kryer vrojtime përkatëse në veri të Kosovës, të mbështetura nga patrullimet ditën dhe natën në komunat e Istogut, Shtërpcës, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Rahovecit dhe Dragashit.

KFOR-i rikujton se operon sipas mandatit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të krijuar dhe siguruar një mjedis të sigurt për lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë./zeri/