GRANDEMALL

Dështon të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit për dhënien në shfrytëzim të pronës publike për Universitetin “Kadri Zeka”, opozita (LDK-PDK) nuk merr pjesë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ka dështuar të mbahet seanca urgjente e Kuvendit Komunal të Gjilanit pasi opozita (LDK-PDK) nuk ka marr pjesë, e cila ishte ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, me pikën e vetme të rendit të ditës, dhënien në shfrytëzim e pronës publike për 30 vite për Universitetin Publik “Kadri Zeka”.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, ka bërë të ditur se me 11 asambleistë prezentë në sallë, nuk ka kuorum për të nisur kjo seancë.

FIDANISHTJA

Hyseni i ka propozuar kryesuesit Kadriu që të zhvillojnë sot një takim të përbashkët me shefat e grupeve të partive politike në Kuvend, ku pjesëmarrës do të jetë edhe rektori i këtij Universiteti, Artan Dërmaku, për t’u dakorduar për mënyrën se si duan ta ftojnë seancën.

Ai u ka bërë thirrje partive politike që ta miratojnë këtë vendim për të ardhmen e Universitetit “Kadri Zeka”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.