Dëshpërohet brezi kufitar me përgjigjen e Albulena Haxhiut

Kamenicë – E nderuara ministre e drejtësisë ne e morëm me shkrim përgjigjen e juaj, por jo të kënaqshme, me përgjigjen që na keni kthyer, kërkojmë që urgjentisht të merreni me këtë problem të noterit dhe t`i caktoni noterët edhe për komunë të Kamenicës thuhet në letrën e Selver Lenjanit.
Letra e Lenjanit
E nderuara zonja ministre Albulena Haxhiu, ne kërkesat që i kemi dërguar në institucione relevante të republikës së Kosovës duke filluar nga kryeministri i republikës së Kosovës nga presidentja e republikës së Kosovës nga kryeparlamentari i Kosovës dhe nga ju ministria e drejtësisë zonja Haxhiu.
Ne kemi dërguar në të gjitha institucionet që komuna e Kamenicës të pajiset me noter, duke parë situatën në të cilën gjendemi në brezin kufitar në varfëri të skajshme banorët e fshatit Karaqevë.
Një dokument për tu vërtetuar te noteri duhet banorët e fshatit të marrin rrugën në Kamenicë dhe Gjilan. Përpos shpenzimeve të rrugës për të shkuar në Kamenicë – Gjilan dhe anasjelltas duhet për të shkuar banorët e Karaqevës, kjo është në tërësi edhe për qytetaret e Kamenicës.
Dhe po llogaritet si zhveshje e komunës noter nuk ka, mbyllja e shkollave dhe jemi të brengosur shumë qytetarët e Karaqevës-Kamenicës.
E nderuara ministre e drejtësisë ne e morëm me shkrim përgjigjen e juaj, por jo të kënaqshme, me përgjigjen që na keni kthyer, kërkojmë që urgjentisht të merreni me këtë problem të noterit dhe t`i caktoni noterër edhe për komunë të Kamenicës.
Sepse Kamenica ka njerëz të shkolluar për këtë lami dhe të caktohen, ne vetëm kërkojmë që komuna të pajiset me noter. Dhe kërkojmë që kjo kërkesë e bashkësisë lokale të realizohet pozitivisht, mbesin me shpresë e nderuara ministre thuhet në letrën e Selver Lenjanit./rajonipress/