GRANDEMALL

Dëshmorëve duhet dhënë hakun

/ 10 minuta lexim
Uji Dea

Nga Islam Osmani – Në 101 vjetorin e lindjes dhe në 68 vjetorin e vrasjes së patriotit e intelektualit të madh të Anamoravës – Myderriz Haki Efendi Taip Sermaxhaj.

Qëndresa dhe mos pajtimi i vazhdueshëm ndaj pushtueseve të njëpasnjëshëm, të popullit tonë ka bërë që nga ai të dalin udhëheqës, luftëtar trima e atdhetarë të mëdhenj që i shënon historia për kontributin e dhënë në realizimin e aspiratave tona shekullore për çlirimin e atdheut nga pushtuesit sërbosllav.

Secila trevë e Kosovës posedon trimat që luftuan,sakrifikuan,pos reprezaljeve, burgjeve maltretimeve e rrahjeve edhe jetën për çlirimin e vendit. Të tillë ka edhe treva jonë e Anamoravës si : Idriz Seferi, Hasan Remniku, Mulla Idriz Gjilani, Haki ef. Sermaxhaj, Ibrahim Zhuja nga periudha e shekullit të kaluar dhe shumë të tjerë që pas tyre kanë flijuar jetën si:Rexhep Mala, Nuhi Berisha e, Kadri Zeka e të rënët në Luftën e Fundit Agim Ramadani, Hanëmshahe dhe Tefik Zymberi, shumë të tjerë( në vitin 1999) për çlirimin e vendit tonë definitivisht nga okupatori sërbosllav.

Me gjithë kontributin dhe meritat e tyre,a thua ne jemi duke i përkrahur, përkujtuar dhe ngritur lartë emrat e tyre me punën tone të përkushtueshme ndaj tyre, për gjithë atë që e kanë dhënë e sakrifikuar për këtë liri. A thua mos disi e gjithë vepra e tyre(disave) gjithnjë lihet në harresë nga se përkundër asaj që nuk iu kemi ngritur asnjë lapidar-përmendore nuk kemi bërë aq sa duhet për t’i përkujtuar me ndonjë tubim, së paku në përvjetorët e tyre.

Po përmendi dy kolosët, patriotët e atdhetarët e shquar dhe figura udhëheqëse të besimit islam të Anamoravës:Mulla Idriz Gjilanin,dhe Myderriz Haki ef. Sermaxhajn, për të cilët pothuajse kemi bërë shumë pakë në krahasim sa kanë bërë ata për ne, për lirinë e këtij vendi. Deri sa patrioti, strategu e komandanti Mulla Idriz Gjilani, falë kryetares së shtetit të Kosovës – Znj.Jahjaga, Kryetarit të R. së Shqipërisë dhe disa Organizatave e shoqata të luftëtarëve, (nga të cilat) u dekorua dhe iu ndanë ca Lavderata e Mirënjohje si dhe të vuarjes së emrit të ndonjë shkolle apo rruge dhe pothuajse asgjë tjetër nuk është bërë.

Nuk di nëse është mbajtur ndonjë tubim përkujtues apo tubim shkencor për shëmbëlltyrën e tij për ndonjë përvjetor të këtij strategu e komandanti të madh të Anamoravës. Dhe a thua se vetëm një here duhet ta përkujtojmë një hero dhe me ta ka përfunduar çdo gjë-gjithsesi se jo nevojitet që të gjithëve tu ipet vendi i merituar për kontributin dhe sakrificën që kanë bërë. Deri sa Mulla Idriz Gjilani, me ato lavderata, dekorata e mirënjohje nuk është lënë tërësisht në harresë,për patriotin tjetër të kësaj ane Myderriz Haki effendi Sermaxhajn pothuajse nuk është bërë asgjë, me asnjë lavdatë e dekoratë nuk është shpërblyer për punën dhe veprën e sakrificën ma sublime e bërë për këtë liri, për këtë shtet që ne e gëzojmë sot.

Për veprën e tij shumë nga bashkëqytetarët tanë nuk e dijnë, nuk e dijnë edhe se kush ka qenë Myderriz Haki efendiu, sepse është lënë tërësisht në harresë, nuk e dijnë nga se nuk është shkruar e përkujtuar në asnjë vepër (përjashtim bënë vepra e bashkëautorëve Mr.Aliriza Selmani dhe Hfz.Avni Aliut- “Myderriz Haki Efendia”-Vepër kjo e
botuar e financuar nga vetë familjarët e Myderriz Haki effendiut ) e tubim përkujtimor lidhur me ndonjë datë historike të kohës kur ka punuar e vepruar Myderrizi i njohur nuk është mbajtur-organizuar asnjëherë.

Por kush duhet organizuar e mbajtur apo kush duhet të ndërmarr këtë iniciativë. Gjithsesi atë duhet ndërmarrë në radhë të parë organet komunale, Organizatat e Luftëtarëve, si dhe BIK-u apo edhe Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit.

Myderriz Haki effendi Sermaxhaj ishte bashkëpunëtorë i ngushtë i Mulla Idriz Gjilanit, si në Luftë, poashtu edhe në profesion e shkollë- ishin ligjërues në Medresenë e Gjilanit. Ishte dorë e djathtë e tij nga se nga ai kishte marrë edukatën dhe mësimet e para fetare. Nga Mulla Idriz Gjilani ishte pajisur edhe me ide patriotike-atdhetare që nga vegjëlia. Haki effendiu e kishte patur mësues të pare Mulla Idriz Gjilanin, në Mejtepin e fshatit të tij të lindjes-Hogosht.

Këta dy kolos gjithherë ishin bashkë si në organizime, planifikime luftime dhe për betime. Së bashku kishin organizuar dhe kishin marrë pjesë në Luftërat: të Kikës, Velegllavës, Gjilanit e gjetiu në mbrojtjen e kufirit lindor të Shqipërisë etnike.

Qëndresa e vazhdueshme heroike, kundër pushtueseve sërbosllav si në kohën e Mbretërisë Serbe të mbretit Aleksandër e edhe ndaj regjimit komunist të Titos, bëri që Myderriz Haki effendi Sermaxhaj, t`i mbetët besnik kauzës tonë kombëtare për çlirimin e vendi deri në fund të jetës së tij.

Myderriz Haki efendiu,i edukuar e frymëzuar nga fetari, patrioti dhe kolosi i kësaj ane Mulla Idriz Gjilani, i cili ishte edhe mësuesi i parë i tij në Mejtepin e Hogoshtit si dhe nga patrioti tjetër shqiptar-poashtu Myderriz në Medresen “Medah” të Shkupi, Atullah efendiu, është dhe mbetet njeri ndër kolosët e njohur fetar, atdhetar e kombëtar së bashku me Mulla Idriz Gjilanin në Regjionin e Anamoravës.

U lind para 101 viteve në Hogosht të Dardanës (ish Kamenicë).Pasi kreu Mejtepin e këtushëm ku për mësues kishte patriotin e njohur Mulla Idriz Gjilanin, vazhdoi shkollimin në Medresen e njohur“Medah” të Shkupit. Medresen “Medah” të Shkupit e kryen në vitin 1940 dhe kthehet menjëherë në Hogosht për pak kohë e për të vazhduar pastaj në Gjilan –shpërndarjen e diturisë që kishte fituar nga myderizët e njohur të medresës në zë si Atullah effendi Kurtishi (i cili ishte edhe rithemelues i Medreses “Medah” )e të tjerë.

Medresja “Medah “ e Shkupit jo vetëm që ishte shkollë fetare por ajo ishte çerdhe e edukimit patriotik e atdhetarë të të gjithë myslimanëve shqiptarë që e kryenin këtë Medrese. E tërë kjo tek Hakiu kishte lënë mbresa të pashlyeshme në vetëdijet e tij prej një personaliteti me përcaktim të qartë fetar, politik, patriotik e atdhetar gjë që e cyti Haki efendiun të rihapë Medresen “Atik” në Gjilan ndër medreset e para në regjion (ndoshta edhe më gjerë) pasi që ato ishin mbyllur nga mbretëria sërbosllave.

Mobi Casa

Pas hapjes së Medreses “Atik” në Gjilan regjimi i atëhershëm nuk e shikoi me sy të mirë dhe prej këtu edhe filluan përndjekjet, meltretimet e më vonë edhe burgosjet e Myderiz Haki efendiut. Përkundër kësaj ai i kishte dhënë detyrë vetes si dhe ishte betuar se tërë jetën do t’ia kushtoi shkollimit, edukimit fetar si dhe çlirimit të atdheut.

Këtë e kishte edhe porosi nga Mësuesi i tij Atullah Efendi Kurtishi, i cili para se të ndërroi jetë kishte lënë një amanet për nxënësit e tij që të mos i braktisin trojet e veta, të cilat me gjak i kanë mbrojtur gjyshërit e stërgjyshërit tanë.

Myderiz Haki efendiu në Medresen “Atik“ të Gjilanit, futi edhe mësimin në Gjuhën shqipe. Pas kësaj Myderriz Haki Efendiu gjithherë ishte nën përcjellje të secilit regjim pushtues dhe pothuajse menjëherë pas ardhjes në pushtet ,regjimi komunist atë e burgosin në gusht të vitit 1946, prej nga nuk lirohet kurrë.

Qëndroi në burg deri në fund të jetës së tij në 1948 në burgun e Mitrovicës së Sremit, kur ndërroi jetë, duke mos mundur tu bëjë ballë maltretimeve, rrahjeve dhe në fund edhe mbytjen e tij nga regjimi sllavo-komunist. Ndërroi jetë në burgun fatkeq të Mitrovicës së Sremit dhe u varros pa e lajmëruar fare familjen e tij për vdekje e as për varrimin e tij.

Myderriz Haki efendiu një javë para vdekjes u kishte lënë amanet shokëve të tij në burgun e Mitrovicës së Sremit se:”Për atdhe duhet të flijojmë gjithçka, pasurinë, evladët, jetën…. Vetëm liria e atdheut i ka rrënjët në gjak dhe vetëm sakrifica e bijëve të tij e rrisin atë”.

Myderriz Haki efendiu ishte njeri ndër kolosët fetar të regjionit të Anamoravës, kishte një edukatë të lartë fetare, i devotshëm, njeri i arsimuar, intelektual, human, trim, atdhetar e patriot i shquar, i cili një jetë të tërë ia kushtoi dhe e flijoi për çlirimin e atdheut.

Pas mbytjes së Myderris Haki ef. Sermaxhaj më Burgun e Mitrovicës së Sremit, pothuajse gjatë gjithë regjimit asërbosllav Komunistë Familjes së të ndjerit e sidomos djalit të madh të Hakiut-Z.Irfanit nuk iu ndal gazepi.

Presionet dhe bisedat –intervistat nga inspektoprët e UDB-së nuk kishin të ndalur, sikurse që nuk kishin të ndalur edhe përjashtimet nga marrëdhënia e punës sapo të punësohej në ndonjë shkollë apo institucion tjetër në sistemin komunist.

Pos kësaj Familjarët nuk kanë shfrytëzuar edhe ato pak benificione (qofshin ato morale apo materiale) që i takojnë atyre, së paku për t`i shfrytëzuar që të bëjnë diç në kthimin e eshtrave të tij në vendlindje dhe të përmbushin një amanet të tij.

Është koha që për Myderrizin Haki efendiun të bëjmë diç më shumë, ngase (më 14 tetor të vitit që sapo lamë pas) bëhen 101 vjet nga lindja dhe tani më 27 janar është përvjetori i 68 i vdekjes së tij. Është pra një rast për një Tubim përkujtimor për këtë atdhetar, (dhe jo vetëm për te), i cili vdiq nga torturat në burgun e Mitrovicës së Sremit në vitin 1948 varri i tij, tash e 68 vite ende nuk dihet.

Është e rrugës që tani të ndërmerret iniciativa për kthimin, së paku të eshtrave të këtij kolosi në Kosovë. Të plotësojmë me këtë një amanet të tij. Dhe jo vetëm ndaj këtyre dy dëshmorëve të lirisë që i përmendëm, por edhe ndaj të gjithë dëshmorëve të tjerë-mendoj se është koha t`i nderojmë në nivelin që e meritojnë. E gjithsesi se të tillët si Mulla Idriz Gjilanin e Haki Efendiun që i ka njohur e nderuar edhe bota, meritojnë edhe më shumë se këtë që ne e përmendëm në këtë shkrim.

Të mbetet e gjithë kjo si përkujtues për ata që e kanë për detyrë e besa edhe obligim për të marrë diç më konkrete në këtë drejtim./rajonipress/

Literatura e shfrytëzuar:
* Islam Osmani”Imamët e Gjilanit 1912-2915” Gjilan 2015.
* Mr.Aliriza Selmani & Hafëz Avni Aliu:“Myderriz Haki Efendiu (1914-1948)“-Prishtinë 2005.
* Disa të dhëna nga na i tregoi Haxhi Irfan Sermaxhaj-djali i Myderriz Haki Efendiut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.