Mobi Casa

Deremahalla e Gjilanit konfirmon mobilizimin e jashtëzakonshëm të LDK’së për zgjedhjet e 6 tetorit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shtabi Zgjedhor i Lidhjës Demokratike të Kosovës në Gjilan po vazhdon me aktivitete maratonike si parapërgatitje zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit. Në mbrëmje është hapur zyra e re e nënshtabit të LDK’së në lagjen Deremahallë, ku pos kryesisë, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti dhe pesë kandidatët për deputet.

Mehmeti theksoi me këtë rast se është nëndega e Deremahallës gjithmonë ka qenë fituese, duke shfaqur besimin se mbështetja për BesëLidhjen do të rritet edhe më shumë në këto zgjedhje.

Kryetari i nënshtabit të LDK’së në lagjen Deremahallë, Arsim Bejtullahu, ka deklaruar se po punojnë në modelin e njëjtë të vitit 2017, kur nënkryetari i LDK’së, njëherësh kryetar i Shtabit në nivel qendror, Lutfi Haziri, mori mbështetjen në mënyrë plebishitare të gjilanasve.

Strukturave të LDK’së atje u janë drejtuar me një fjalë rasti edhe kandidatët për deputet, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani dhe Faton Bislimi, të cilët kanë folur në superlative për organizimin e kësaj nëndege./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.