Mobi Casa

Deputetja Bunjaku krenohet dhe mburret me tri dekadat e LDK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – LDK po feston thuajse tri dekada të plota të themelimit të Degës së saj në Gjilan. Dega në këtë qytet e regjion, gjithmonë ka qenë e fortë, me përkrahje masive para e menjëherë pas luftës, për të kulmuar me suksese sërish në dy mandatet e saj udhëheqëse e për të fituar sigurt edhe mandatin tjetër të ardhshëm. LDK në Gjilan dhe kudo, emrin e parë në mendje e ka Ish-Presidentin historik, Ibrahim Rugovën, ndërsa pas tij, vlerëson lart të gjithë qytetarët e Gjilanit e Anamoravës, të cilët i qëndrojnë vazhdimisht afër LDK-së, por edhe si mënyrë jetese e kanë stilin, modelin dhe shembullin LDK-ist ka shkruar Valentina Bunjaku Rexhepi.

“Pas gjilanasve e anamoravasve, lidership të pakontestueshëm në nivel vendi e qyteti, vizioni i të cilit mori aq shumë vota, projekte e donacione, pa dyshim është kryetari aktual Lutfi Haziri. Ai së fundi, ka qenë ndër figurat më përfaqësuese dhe në kuptimin e vërtetë, lideri më me besim. Suksesi dhe modeli i tij lokal, nëse do të transferohej edhe në nivel qendror, do të ndryshonte krejt Kosova, qysh ka ndryshuar Gjilani” ka shkruar Bunjaku.

GRANDEMALL

Sipas saj suksesi 29 vjeçar në Gjilan i LDK-së, është sukses edhe lidershipit të Lutës, vizionit dhe besimit të plotë që ka prej qytetarëve. “Prandaj Dega në Gjilan është me fat që ka një lider, që e marrin seriozisht të gjithë pa dallim. Po ashtu, Forumi i Gruas në Gjilan, mbetet forumi më i organizuar dhe më mobilizuesi për gratë. Kontribut të pashoq kanë gratë dhe vajzat e LDK-së, që punojnë vazhdimisht për ta mbajtur të ndezur frymën rugoviste. Prandaj, në fund, urime të gjithë qytetarëve të Gjilanit, kontributdhënësve, aktivistëve dhe grave të devotshme të LDK-së, ky përvjetor! E pafshim sa më shpejt LDK-në duke u udhëhequr nga ky regjion që mbeti prej ditës së parë me partinë më të madhe në vend! Anamoravës tashmë nuk i mungon lideri dhe tashmë do të mund t’i takoj krejt Kosovës! Gëzuar 29 vjet suksese në Gjilan” ka shkruar Bunjaku Rexhepi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.