ARKATANA

Dënohet me burg drejtori i Lutfi Hazirit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 145 ditë burg në cilësinë e drejtorit të Arsimit Nazmi Musa, për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, ndaj të cilit pas hetimeve të bëra nga Prokuroria Themelore në Gjilan i është ngritur aktakuzë më datë 25.04.2016.

Gjatë procesit gjyqësor drejtori i arsimit e kishte pranuar fajësinë në tërësi për veprën penale të cilën akuzohej, gjë që është marr si rrethanë lehtësuese dhe dënimi është dhënë me kusht nëse brenda një viti i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale.

Ndaj të dëmtuarës Bukurije Musliu, drejtori i Arsimit Nazmi Musa kishte bërë qëllimshëm shkelje ligjore dhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, duke mos e lejuar që Bukurije Musliu të sistemohet si mësimdhënëse pas përfundimit të mandatit si zëvendës drejtoresh e shkollës fillore Abaz Ajeti.

FITORJA

Poashtu drejtori i Arsimit nuk i kishte respektuar as vendimet e Inspektoriatit të Arsimit dhe as të sekretarit të përhershëm të MASHT-it.

Në vendimin e gjykatës është konstatuar se i akuzuari Nazmi Musa ka kryer veprën penale shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Ky vendim i Gjykatës Themelore ndaj drejtorit të Arsimit Nazmi Musa, dëshmon politizimin e skajshëm të Lutfi Hazirit i cili e ka instaluar jo vetëm në sektorin e Arsimit por edhe në të gjithë sektorët tjerë duke përfshirë edhe institucionet komunale ka thënë Bukurije Musliu, mësimdhënëse, derisa njoftimi është dërguar nga dega e PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.