Eko Higjiena

Demokratura e masave dhe disiplinimi i ish-ëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Hisen Berisha – Për mese 20 vjet në fjalorin politik të pushtetarëve por dhe analistëve e mediave kemi dëgjuar slloganin “Sundimi i Ligjit” që është parimi bazë i demokracisë për stabilitet politik, social dhe ekonomik. Kjo doktrinë qeverisëse erdhi si support nga prania ndërkombëtare në trajtën e protektoratit. Po ashtu parim krucial për të vendosur drejtësi dhe paqe është “Parimi i Ligjshmërisë”, si parim bazë i demokracisë juridike. Këto parime demokratike marrin kuptim kur i nënshtrohen mekanizmave të kontrollit të demokracisë siç janë: ZKA, KMLDNJ, OMBUDSPERSON, etj.

Ndërsa pas zgjedhjeve të viti 2019, përkatësisht 2021, ky parim dhe këto mekanizma nuk janë në rolin e tyre.

Ndërsa që janë zëvendësuar me masat qeveritare dhe politike si mekanizma eksplicit të regjimeve autokratike, që po implementohen nga programi qeverisës i koalicionit LVV, GUXO dhe Alternativa.

Kështu po tregohen dhëmbët e pushtetit autokratik.

Kjo frymë qeverisëse pa asnjë dilemë tregon finesat e regjimeve diktatoriale, të veshur me fasadën e demokracisë që dominon Evropën.

Hidromorava

Këto ditë në vendin tonë ka një valë arrestimesh spektakolare, të cilën Policia e Kosovës duket se e ka kthyer në standard operativ veprimi.

Nëse i shohim nga prizmi politik, atëherë të krijohet përshtypja se këto arrestime janë presion disiplinues ndaj, ish-ëve duke ju ofruar ombrellë për ti vënë në shërbim.

Mësimet e nxjerra nga këto masa të përcjella me veprime shtetërore policore, nuk përkojnë me parimet bazë të demokracisë dhe ligjshmërisë. Por, me gjuhën e ligjit duhet vënë pikën mbi i-në e krimit të çfarëdo natyre në Kosovë.

Në KS kanë mbete mësuesit, doktorët, policet, ushtarët dhe administrata, tjerët kanë ikur ose po ikin!

Prandaj nënshtrimi i tyre hierarkik është praktikë që ua imponon edhe vet edukimi profesional.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.