United Hospital

Rroftë Kosova!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Artan Fuga – Dy gjëra, njërën nuk e kuptoj, tjetrën e kuptoj. Nuk kuptoj se përse shumica e medias te ne janë të pozicionuara sikur do të kënaqeshin shumë dhe do të fërkonin barkun sikur iniciativa e Z. Trump për paqe me Rusinë të dështonte!

A thua sikur janë lobi të industrisë së armatimit që shet armë për ata që vriten me njeri tjetrin atje dhe kanë frikë se paqja do t’u lejë stok kallashnikovë të pashitur!
Pse bëjnë si gjinkalla në vapë, shplajnë trutë e publikut?
Ajo që kuptoj është se përse durrsakët e mirë u bëjnë aq hyzmet kosovarëve në plazh.

Pa kosovarët në plazh pothuajse nuk do të kishte këmbë turisti dhe berberët, shitësit e pajisjeve elektrike, shitësit e rrobave të vjetra, shitësit e pispilive, pulave të pjekura, të byreqeve, shitësit e gjerdanëve me flori turk, të brekëve të detit, shitësit e kosit, dhallës, akulloreve, ata të nderuar që vertisin çelësa dhomash me qira në rrugë, këpucarë, lavazhuesit e qerreve, etj., do të detyroheshin të mbyllnin dyqanet duke iu vënë qepenën!
Hyzmeqarë dakord, por kjo është jeta!

FIDANISHTJA

Të jem si këta, taksën e kalimit të trarit të kosovarëve për të ardhur këtu, ja u paguanin këta me qejf atyre!
Ndonjëherë mendoj, ç’do bënin këta po të mos ishte pavarësuar Kosova ? Do të hante njeriu njeriun këtu!
Dursaku i mënçur dhe i butë, ngado të ketë ardhur dhe vendosur këtu, e di shumë mirë.

Po ju e dini?
Po e dini, uleni një çikë delirin!
Do të thoni ju çfarë lidhje ka lufta në Ukrainë me pushuesit nga Kosova në Durrës, Golem, Qerret, Mali i Robit ?
Ka dhe shumë madje, por kur ta kuptojnë disa elita politiko-mediatike do të jetë aq vonë sa të vish të lahesh në Durrës në mes të janarit!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.