Demi : Nuk kisha konflikt të interesit

Gjilan – Ali Demi ka reaguar duke sqaruar për publikun gjilanas se nuk qëndrojnë konstatimet e disa medieve se ai ka pasur konflikt të interesit në shfaqjen e fundit.
”Unë besoj në vlerësimin e drejt që morëm për shfaqjen, dhe mendoj se ishte një shfaqje e realizuar shumë mirë, duke filluar nga tema që trajtohet, koncepti regjisorial i regjisorit Erson Zymberi, loja e aktorëve Muharrem Sylejmani (Adolf Hitleri), Mejreme Berisha (Kristina) dhe Ali Demi (Dr Frojdi), skenografia shumë domethënëse dhe funksionale, muzika, kostumet, rekuizitat, të gjitha këto elemente të rëndësishme që e bëri shfaqjen të pëlqyer nga publiku” thuhet në sqarimin e Ali Demit.
“Unë nuk isha i angazhuar në këtë projekt kur filluam të punojmë, sepse personazhin e Dr Frojdit e kishte aktori Ramadan Kurti, dhe kishte punuar gjatë në këtë rol, dhe në momentet e fundit për shkaqe familjare dhe shëndetësore aktori Ramadan Kurti u deshtë të ndërpres provat, dhe për disa ditë nuk janë mbajtur provat ku regjisori kërkonte që un të marrë këtë rol, me arsyetimin se nuk i përgjigjen aktorët e tjerë në konceptin regjisorial që ka ndërtuar”.
Se nuk kam pasur konflikt të interesit dëshmon neni -20- pika 2- thotë: Drejtori i përgjithshëm, udhëheqësi artistik dhe anëtarët e këshillit drejtues të teatrit nuk kanë të drejtë që gjatë mandatit të tyre të merren me punë krijuese të kontraktuara.
Unë këtë angazhim e bëra për hir të shfaqjes që mos të na mbetet për sezonin vjeshtorë, sepse unë rolin e realizova për dy javë, e që ishte mase vështirë për mua(duke marrë parasysh obligimet që kisha edhe nga pozita e drejtorit)./rajonipress/