GRANDEMALL

“SafeJournalist” reagon për situatën në KPM: Hap i rrezikshëm drejt politizimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rrjeti “SafeJournalists”, i është bashkuar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AJK) për të shprehur shqetësimin e thellë lidhur me vendimin e Komisionit të Pavarur për Media (KPM) për të zgjedhur kryetarin e ri përmes një procesi të përshpejtuar, vetëm disa ditë para skadimit të mandatit të kryesuesit aktual, Jeton Mehmeti.

Sipas deklaratës së përbashkët, ky vendim cenon pavarësinë e KPM-së dhe shtron pyetje serioze ligjore lidhur me ndryshimet e fundit në rregulloren e institucionit.

Këto ndryshime përcaktojnë se kryesuesi i ri duhet të zgjidhet vetëm pas përfundimit të mandatit aktual ose në rast shkarkimi, por janë miratuar pa respektuar procedurat e domosdoshme, siç është debati publik 15-ditor.

Shkelje të transparencës dhe ndikime politike

Ndryshimet në rregullore, të miratuara pa përfshirjen e palëve të interesuara, ngrejnë dyshime për shkelje të qëllimshme të transparencës dhe krijojnë një konflikt të rëndësishëm interesi.

Për më tepër, sipas tyre, përzgjedhja e kryesuesit të ri është kritikuar si një proces i ndikuar nga motive politike dhe jo nga meritat profesionale.

Mobi Casa

“Ky vendim shënon një ndërhyrje të hapur politike dhe një përpjekje për të minuar pavarësinë e KPM-së. Lavdërojmë punën e Jeton Mehmetit për ruajtjen e pavarësisë së institucionit, por ky zhvillim i fundit paraqet një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe lirinë e medias në Kosovë”, tha kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha.

Thirrje për veprime nga institucionet dhe komuniteti ndërkombëtar

“SafeJournalists” dhe AGK u bëjnë thirrje institucioneve relevante që të shqyrtojnë dhe sfidojnë këtë vendim në përputhje me sundimin e ligjit.

Ata gjithashtu kërkojnë nga organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile që të monitorojnë nga afër situatën dhe të mbështesin përpjekjet për mbrojtjen e lirisë së medias.

Në përfundim, SafeJournalists theksoi se çdo sulm ndaj gazetarëve dhe institucioneve të pavarura është një sulm ndaj demokracisë dhe interesit publik, duke premtuar se do të vazhdojë të raportojë dhe të mbrojë pavarësinë e mediave në rajon./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.