FITORJA

Delawie: Në demokraci, politikat i përcakton shumica

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, thotë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ndërsa porosit opozitën që të zhbllokojë Kuvendin e Kosovës, dhe që kundërshtimet e veta t’i shprehë duke hedhur fjalë në debat, dhe jo me hedhjen e vezëve.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ambasadori Delawie thotë se SHBA-ja e mbështet plotësisht Marrëveshjen e arritur për Asociacionin e komunave serbe, e cila, sipas tij, nuk shkel ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Delawie po ashtu insiston se SHBA-ja është miku më i fuqishëm i Kosovës dhe mbrojtësi i saj më i madh, i cili mbështet një Kosovë sovrane, dhe nuk do kishte mbështetur një marrëveshje që do të ndërhynte në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Eco Higjiena

Në intervistë, ambasadori Delawie tha po ashtu se vendimet dhe politikat i përcakton shumica që krijon qeverinë, ndërsa të pakënaqurit duhet të përpiqen të fitojnë zgjedhjet e radhës për të ndryshuar politikat që nuk i pëlqejnë.
“Populli i Kosovës e zgjodhi qeverinë dhe ne punojmë me atë qeveri që populli e zgjedh. E kam të vështirë të shoh se si hedhja e vezëve apo e çfarëdo gjëje tjetër, përveç fjalëve në sallën e Kuvendit, e forcon demokracinë në Kosovë apo i kontribuon përmbushjes së synimeve më të gjera të saj”, thotë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në intervistën për gazetën

http://koha.net/?id=27&l=77479

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.