Deputeti i VV-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por nuk i dëshirojmë

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati ka folur sërish pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Murati ka thënë se kemi një përsëritje dhe kjo për shkak se deputetet po refuzojnë të votojnë për kandidaten tonë që kemi propozuar si fitues të zgjedhjeve
ADVERTISING
“Një situatë e tillë po vjen për ata që nuk po votojnë për, e ankohen se ka bllokim, Bllokadë do të ishte po të mos propozojmë fare kandidat për kryetar siç ka ndodhur me ta në të kaluarën”, tha Murati.
Murati shtoi se ka akuza që po tentohet të votohet me zor, por kjo nuk qëndron.
“Përkundrazi ne kemi dëgjuar që deputet individual kanë shprehur vullnetin që të dalin nga kjo situatë dhe të votojnë për, megjithatë janë qëndrimet politike të subjekteve të tyre që nuk i lejojnë të ndahen nga grupi parlamentar”, tha Murati.
Deputeti i LVV-së shtoi se kanë kërkuar një dakordim politik që të tri partitë më të mëdha që u takojnë të propozojnë kandidatët për nënkryetar të mblidhen të dakordohen në paket emri i kandidates për kryetare të Kuvendit dhe emrat e tre nënkryetarëve dhe të votohen.
“Nëse insistohet në këtë situatë nga opozita është paradoks, është bllokadë që mund të shkoj në pafundësi dhe skenari tjetër është zgjedhje të reja për të cilën ne nuk jemi të interesuar. Jemi të gatshëm por jo të interesuar për zgjedhje të reja”, tha Murati. /Telegrafi/