Hidromorava

Dëgjo këtë artikull tani…Granit Xhaka mes më të mirëve në botë – në listën elitare të sezonit me Salah, Yamal dhe Pedri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sezoni 2024/25 ka qenë padyshim një nga më të mirët në karrierën e Granit Xhakës, i cili ishte lider i Bayer Leverkusenit, duke edhe u rendit në mesin e 10 lojtarëve më me ndikim në botën e futbollit sipas indeksit të avancuar të CIES Football Observatory.

Kjo renditje e CIES u ndërtuar në bashkëpunim me Impect, që llogarit disa të dhënë për lojtarët.

Xhaka, i njohur për inteligjencën taktike, shpërndarjen e topave dhe rolin e padiskutueshëm në organizimin e lojës, u vlerësua me 94.1 pikë, duke lënë pas shumë yje të futbollit botëror.

Në këtë listë të ngushtë, ai u rendit pas Mohamed Salahut, i cili mori pikët maksimale (100), dhe Lamine Yamalit të Barcelonës që grumbulloi 99.6, ndërsa Pedri, një tjetër katalanas, zuri vendin e tretë me 98.7 pikë.

Dyhsja e Bayern Munich, Michael Olise dhe Joshua Kimmich, janë në pozitat katër dhe pesë, para Xhakës që zë vendin e gjashtë.

Në mesin e më të mirëve janë përfshirë edhe lojtarë të kalibrit si Florian Wirtz, Raphinha, Trent Alexander-Arnold dhe Cole Palmer, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sukseset e skuadrave të tyre.

ARKATANA

Granit Xhaka, i treti mesfushor dominues në Evropë

Në raportin e fundit të CIES Football Observatory, që analizon mesfushorët më me ndikim për sezonin 2024/25, Granit Xhaka renditet i treti në botë, duke lënë shumë emra të njohur pas.

Lideri i Bayer Leverkusenit lë pas vetes emra të njohur si Fede Valverde, Enzo Fernández, Youri Tielemans, Luka Modrić dhe Nicolo Barella.

Përpara tij në listë qëndrojnë siç e cekëm edhe më lartë vetëm Pedri (Barcelona) dhe Joshua Kimmich (Bayern).

Ky vlerësim është dëshmi e qartë e nivelit ku ndodhet Xhaka aktualisht – jo vetëm si një mesfushor i qëndrueshëm dhe lider në fushë, por si një lojtar që ka ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e ndeshjeve./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.