UBT

Deda: Nëse s’krijohet Qeveria brenda 2 jave, humbet mundësia për anëtarësim në Këshill të Evropës, shqyrtimi i kandidimit për BE shtyhet për dhjetor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Ilir Deda, ka shkruar lidhur me vonesat që po ndodhin në krijimin e institucioneve të reja në vend. Ai ka përmendur diskutimet që po ndodhin në Kosovë për atë se kush do të krijojë qeverinë e re dhe kush i ka numrat, shkruan Gazeta Express.

Deda ka thënë se faktori kohë është shumë i rëndësishëm në këtë moment dhe ka thënë se nëse s’do të ketë Qeveri të re brenda dy jave, atëherë Kosova do të humbasë mundësinë për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe me gjasë shqyrtimi i kandidaturës për BE dot ë shtyhet për dhjetor.

“Humbet mundësia për shembull për vendosjen e bazës për pavarësi energjetike. Humbet mundësia për shembull për çfarëdo marrëveshjeje për investim të huaj. Humbet mundësia për shembull për hartim të një agjende të përbashkët me perëndimin për afirmim të Kosovës. Humbet për shembull mundësia për rritje të rrogave dhe pensioneve. Humbet viti 2025 dhe agjenda për 2026, varfërohet edhe më tepër sektori privat dhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi. Nëse nuk mirren një sërë vendimesh për trasim të rrugës drejt Evropës 2030, mbesim jashtë loje. Dhe, ka mundësi reale që Kosova të përfundoj në “meny” në tryezën e ndryshimit të raporteve ndërkombëtare.”, ka shkruar Deda.

Mobi Casa

Ai ka shtuar se Kosova mund të shkojë edhe në zgjedhje të reja parlamentare në verë nëse s’do të ketë pajtim për objektivat e Kosovës dhe të pritet pastaj për zgjedhjet lokale para krijimit të qeverisë së re, por thotë se kjo do të humb mundësitë e vitit 2025.

“Por mundësitë e vitit 2025 NUK do të kthehen më. Pasojat tek e fundit i bartin qytetarët dhe shteti. Por jo edhe militantët që do të bërtasin gjithandej se pikërisht ky apo ai lider është “më i miri” për Kosovën, ndërkohë që Kosova do të jetë edhe më e varfëruar, më e cunguar dhe më e vetmuar”, ka përfunduar Deda.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.