UBT

Debatojnë mbi kulturën dhe sfidat e saj

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të shtunën në lokalet e konviktit të Shoqatës Kulturore Istambull në Gjilan u mbajt një tribunë me temën: “Kultura dhe sfidat e saj”.Këtë tribunë e organizuan Shoqata kulturore ”Istambull” dhe Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit .

Me një pjesëmarrje solide të adhurueseve dhe njerëzve të kulturës , imam, nxënës e profesorë të medresesë së mesme “Alaudin” të Gjilanit e ku ishte prezent edhe Vedat Sahiti, këshilltar i kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës .

Pas një fjale përshëndetëse që e mbajti kryemami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit magjistër Ilaz Mustafa, trajtimi i temës së përmendur u mbajt nga tre panelistët.

Mustafa ka thënë se temat e tilla janë të mirëseardhura për shoqërinë sepse ndihmojnë arsimimin e të rinjve .

Me temat e tyre u paraqitën Islam Osmani , gazetar i cili ligjëroi në temën :”Kultura dhe definicioni i kulturës në fjalorët dhe enciklopeditë e njohura botërore, Ilmi Rexhepi ligjërues në Medresen e mesme “Alaudin” të Gjilanit trajtoi Temën:” Kultura islame dhe sfidat e saja në përballje me rrethanat” dhe ligjëruesi i tretë ishte Fazli Behluli, politikolog, i cili mbajti ligjërimin në temën: “Kultura dhe politika”.

Në fjalën e tij Islam Osmani, trajtoi termin kulturë si dhe definicionin e kulturës në fjalorët dhe enciklopeditë e njohura botërore, duke i potencuar ato më të vjetrat që nga ajo perse, arabe, angleze, gjermane italiane , franqeze dhe ruse.

Kështu në gjuhen arabe , termi kulturë apo El-thikafa –do të thotë triumph, intelegjencë, shkathtësi e poashtu do të thotë edhe alent dhe shkencë.

Në frëngjishte -fjala culture rrjedh nga fjala latine kultura- që do të thotë arratim i tokës bujqësore gjithashtu edhe mbëltim –kultivim.

Në Gjermanishte fjala culture ka të bëjë me kultivimin e baktereve dhe materieve të tjera të gjalla në rrafshin ushqimor,ngritjen dhe mbrojtjen e fermave dhe poashtu grupin e ri të gjallesave organike.

Në gjuhen persiane termi culture është të thirret në dituri, arsye, urtësi, përgjegjësi dhe mbëltim dhe kultivim i një dege të shkulur në një vend tjetër.

Fundamenti

Në gjuhen angleze termi Kulturë për herë të parë në mënyrë akademike u përdor nga dijetari anglez E.B.Tajler. Ky term tash përdoret në lëmenjë të ndryshëm si: sociologji, literature, dhe biologji.

Në rusishte termi culture do të thotë përcaktimi i distancës së ndikimit njerëzor në natyrë dhe rezultatet e tyre në këtë aspekt.

Në latinishte vet fjala culture rrjedh nga kjo gjuhë e vjetër (e vdekur) që do të thotë mbjellje dhe përpunim, plehërim apo edhe kultivim.

Ndërkaq Islam Osmani duke e trajtuar çështjen e definicionit të cultures në fjalorët dhe enciklopeditë botërore theksoi se Kultura është definuar në mënyra të ndryshme nga ana e ekspertëve kulturor dhe nga ana e shkencëtarëve.

Kështu vetëm Enciklopedia e Britanisë së madhe ka deri tani 164 definicione të ndryshme mbi kulturën. Poashtu numër të madh definicionesh mbi kulturën kanë edhe fjalorët dhe enciklopeditë tjera që ne i cekëm pak më lartë.

Deri më tash asnjë enciklopedi as edhe fjalor nuk e kanë siguruar një definicion të posaçëm të cultures.

Ndërkaq Ilmi Rexhepi, ligjërues në Medresen e mesme “Alaudin”në Gjilan, ligjëroi temën kultura islame dhe sfidat e saj në përballje me rrethanat. Rexhepi potencoi sfidat me të cilat po përballet kultura islame në rrethanat bashkëkohore duke ia vënë theksin në sfidat aktuale me të cilat po përballet shoqëria myslimane tek ne.

Ndërkaq panelisti i tretë Fazli Behluli, politikolog, trajtoi çështjet kulturore politike. Poashtu edhe Fazliu kulturën police e lidhi dhe trajtoi me kohën dhe rrethanat politike në vende të ndryshme si dhe në shoqërinë kosovare.

Pas ligjëruesve u zhvillua një debat mjaft i gjerë çka edhe dëshmoi për interesim e madh në trajtimin e kësaj teme. Kështu debatuan- dhe shprehen interesim për shumë çështje të cultures dhe definicionit të cultures: Dr.Shevqet Memet (mjek), Florimon……,Zekirja Abdullahu, Bekim Isaku dhe të tjerë.

Në fund të pranishmit i falënderoi për pjesëmarrjen në emër të nikoqirit Arben Neziri, magjistër i shkencave politike – edukator në konviktin e shoqatës kulturore Istambull./rajonipress/