UBT

Ka nisur konferenca më e madhe në Kosovë, për biznes, teknologji dhe inovacion

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Në një ceremoni madhështore, me prezencën e shumë studiuesve nga pesë kontinente të botës, në Qytetin e Mençur të UBT-së, ka nisur punimet në edicionin e 12-të të saj konferenca më e madhe në Kosovë për biznes, teknologji dhe inovacion, Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së.

Në kuadër të hapjes së kësaj konference, u bë edhe hapja e Konferencës për Lidership në të cilën ishin të pranishëm: Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, profesori nga Universiteti i Harvardit, Hugh O’Doherty, si dhe profesorë dhe studentë vendorë dhe ndërkombëtarë.

RCCOLA

Në fjalën e tij, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi shprehu mirënjohjen për praninë e gjerë në hapje të konferencave, duke përfshirë stafin akademik, partnerët universitarë nga pesë kontinente dhe qeverinë, e cila ka shfaqur interesim të theksuar për temat si rezilienca dhe qëndrueshmëria.