UBT

DASH dënon sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit: Do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar ashpër sulmin e ndodhur më 29 nëntor ndaj kanalit të ujësjellësit të Ibër-Lepencit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e hetimit dhe ndëshkimit të autorëve.

Përmes një deklarate në platformën X, zëdhënësi i DASH, Matthew Miller, u shpreh:
“Ne dënojmë sulmin e 29 nëntorit ndaj infrastrukturës ujore në Kosovë. Do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar ata që janë përgjegjës dhe vlerësojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë çështje. Falënderime për punonjësit emergjentë dhe të tjerët, përfshirë KFOR-in, për rikthimin e furnizimeve esenciale”, ka shkruar Miller.

Edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kishte shprehur shqetësimin e madh të vendit të tij për situatën e sigurisë në veri të Kosovës pas shpërthimit të fundit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Mobi Casa

Ky sulm është cilësuar si një akt i rëndë që cenon infrastrukturën kritike dhe sigurinë publike në Kosovë.

Institucionet vendore dhe ndërkombëtare janë angazhuar për hetimin e rastit dhe rivendosjen e furnizimit të rregullt me ujë, ndërsa KFOR-i ka luajtur një rol kyç në ndihmën emergjente.

Autoritetet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë po bashkëpunojnë ngushtë për të zbardhur rastin, duke e cilësuar këtë ngjarje si një sfidë ndaj stabilitetit dhe sigurisë në rajon./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.