GRANDEMALL

Daku “sheh” kah Italia, sulmuesi i Kombëtares i shton polemikat në Rusi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në futboll ndodh çdo gjë, ndaj edhe nuk duhet të habitemi lehtë.

Rreth Mirlind Dakut ka pasur spekulime të shumta, mbi një kalim të mundshëm në Itali, Gjermani apo në ndonjë ekip tjetër të Premier Ligës së Rusisë, dhe këto histori po përsëriten.

Mediave ruse nuk u ka shpëtuar fotografia e sulmuesit të kombëtares me fanellën e Atalantës, ekipit ku luan kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti.

Po ashtu, në media online “Veçernaja Kazanj” është shfaqur fotoja e makinës së Dakut me flamurin trengjyrësh italian, dhe menjëherë është hedhur ideja se ai mund të shkojë në Serinë A.

Dyshimet janë për te Cagliari, ndonëse bluza që veshi 27-vjeçari ishte ajo zikaltër e Atalantës.

Uji Dea

Për momentin, shqiptari është me pushime, ashtu si lojtarët e tjerë të Rubinit, sepse Premier Liga ruse është ndërprerë për shkak të dimrit, dhe faza përgatitore e kësaj stine ende nuk ka nisur, përcjell abcnews.

Daku ishte lojtari më i mirë i Rubinit, po ashtu u shpall Personaliteti Sportiv i vitit në Republikën Autonome të Tatarstanit, përveçse ishte më i mirë në elitën ruse për kontributin për golat në 2024, me 15 rrjeta e 9 asistë.

Ai ka thyer rekordin e klubit në këtë statistikë, ndërsa besohet se interesim për shërbimet e tij ka pasur nga Spartak i Moskës apo Krasnodari, e një mendim e ka pasur Zeniti.

Rubin kërkon nga 12 deri në 18 milionë euro për kartonin e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.