ARKATANA

Daku konfirmon shkarkimin

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Omer Daku kryetar i AKR-së në Gjilan është shkarkuar nga kjo pozitë për t`ia lëshuar vendin Faton Bislimit.

Omer Daku deri sot kryetar i degës së AKR-së në Gjilan është shkarkuar nga kjo pozitë për t`ia lëshuar vendin Faton Bislimit kandidatit të mundshëm të këtij subjekti politik për kryetar komune.

Omer Daku tha për rajonipress se është shkarkuar personalisht nga Behgjet Pacolli dhe jo nga kryesia. “Besoj se ishte një skenar i përgatitur për të ardhur Faton Bislimi në vendin tim” tha shkurt Daku.

Daku tha se nuk ka asnjë informacion tjetër dhe as nuk i dinë arsyet e këtij skenari.

GRANDEMALL

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, kishte marrë vendim për shkarkimin e Dakut. “Arsyeja e vendimit të presidentit ka qenë tendenca e ish-kryetarit Omer Daku për të pamundësuar futjen e kandidatit të AKR-së në zgjedhjet lokale 2013. Në të kundërtën ish-kryetari i degës ka synuar mbështetjen e kandidatit tjetër jashtë AKR-së dhe bllokimin e degës së AKR-së. Gjithashtu, ish kryetari Daku ka dështuar që të kryejë obligimet statutare për të plotësuar pozicionet vakante në strukturat e degës së AKR-së në Gjilan, pas mbajtjes së kuvendit të fundit zgjedhor të kësaj dege”, thuhet në njoftimin e AKR-së.

Ndërkohë Faton Bislimi për rajonipress tha është në bisedime me AKR-në për të përkrahur ata kandidaturën e tij eventuale në garën për kryetar komune si kandidat i një koalicioni më të gjerë për Gjilanin si Qytet i Demokracisë, në të cilën do të marrin pjesë edhe disa Lëvizje dhe Iniciativa të tjera.

Bislimi tha se nëse del në garë, atëherë ai këtë do ta bëjë si kandidaturë e përbashkët e këtij koalicioni më të gjerë e jo vetëm i AKR-së. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.