Çun Lajçi në filmin e regjisores italiane Laura Bispuri

Nga Sihana Klisurica – Fenomene të cilat bota nuk i ka dëgjuar më parë, gjëra interesante që askujt nuk do t’i shkonte mendja se do të ekzistonin, janë tema të cilat zgjonjë kureshtje tek secili.
Rrëfimi për fenomenin e virgjëreshave të përbetuara që jetonin nëpër vendet malore të Shqipërisë së Veriut është një nga ato histori. Këtë e ka bërë edhe libri i shkrimtares shqiptare me nam botëror Elvira Dones, “ Virgjëreshat e përbetuara”, të cilin ajo e kishte shkruar në vitin 2007.
Ngjarja e këtij romani do të rikthehet përsëri për publikun por kësaj radhe jo në libër. Ky roman i cili është i shkruar në gjuhën italiane, ka bërë nam në mbarë Italinë e më gjerë.
Regjisorja e njohur Italiane Laura Bispuri do të realizojë një film me po të njëjtën ngjarje, pjesë e së cilit do të jetë edhe aktori i mirënjohur shqiptarë Çun Lajçi (Tribuna).