Uji Dea

Metamorfoza

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Poezi nga Sinan Sadiku

Gjatë thuri plane
për ta pikturuar
vashën më të bukur
princeshën e ëndrrave
të Bukurën e Dheut

Nuk i bën duart
ngjyrat i dolën false
e edhe pëlhura…

Mobi Casa

Dikur u lodh
shkoi djalli
i ofroi mbështetje djallëzi

Koka iu mbush sherre
e piktura i doli
një shtrigë e tmerrshme
që hëngri çdo gjë
edhe ëndrrat e tij
edhe ëndrrat tona