FIDANISHTJA

Çfarë porosie ka Idriz Seferi për kreun e Gjilanit Lutfi Hazirin?

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Eh bre Lutë Haziri, mirë që më solle në Gjilan dhe mirë bane që më vendose bash në qendër të Gillanit, po pasha mixhën qyteti boll pak paska ndryshue e boll hiq spaskit vyet. Puno për Gillanin o Luto e leje Prishtinën e Brukselin se ato sjapin me hangar. Votat i ke marr në Gillan e të duhet shumë punë pasha mixhën, plus i ke do zyrtarë e drejtora që veç zoti t`i ka sjell aty afër… (rrëfim imagjinar i Idriz Seferit, një ditë pasi pushoi i qetë në qendër të Gjilanit).

U qova me gëzim në sabah t`ferkit me pa se qysh po merr frymë ky shehër. Dikur edhe fëmija u tutshin prej neve e kishte ma shumë respekt e dashni pasha mixhën. Po nejse, ta fillojmë me ma të madhin e Gillanit se kështu ka qejf me thirrë Luta.

Pasha bacën, ky shehri i Europës qysh po e thirrni ju, hala paska qen endacakë e badihavgji kish kudo. Besa do edhe afër meje po mrizojnë. Luto, ktheju Gillanit e puno për këtë shehër, bane zemrën guri e leje pak karrigen e Prishtinës, se e ke bukur zor t`i me hyp në karrigen e Isës, se ai është akademik pasha bacën.

Luto, po shoh që shehri paska shumë bërllok kudo. Merre situatën në dorë e mos u anko, “jo ky, jo ai është fajtor”. T`i je i pari dhe të mirat e të këqijat bien mbi ty. Bane një qeveri e një opshtinë që iu grah punëve. Mos merr drejtora gjytyryma që as punët e tyne s`i kanë ndreqë. Ata që punojnë veç për bukë n`gojë e një rrogë, s`ka sen prej tyne. Mledhjau betë pak e frenojë me do lukse. Nuk ka mu shetit napër kodra e male të huaja e venin tand me lanin batall.

Eco Higjiena

Luto, kjo përmendorja jeme s`ka vlerë, nëse nuk i detyron zyrtarët e tu me punue me djersë e me dashni. Ke plotë zyrtarë që janë me behane nëpër gjyqe e polici. Ke vendos nëpër borde njerëz të sëmurë e psikopata. Ata pasha mixhën ta han kryet ty në fund.

Eh more Luto, të ka hy pak maraki mu ba i pari në partinë e madhe. Ani banu dhe shko ku të duash, po Gillanin mos e merr në qafë, se nuk të ka borxh. Nale luksin pak, nale këtë ndërtim që po bahet pa leje e tuli krimineli me ndërtue në këtë shehër. Sa banesa qenka ba e sa dami u ba mos vet.

Edhe diçka Luto. Boll më erdh inati kur po ndiej prej sheherlive se Luta për katër vjet veç ka fjetë, e hala sen sun ka ba. Mos u dorëzo Luto! Puno natë e ditë për me metën faqebardhë. Dije nja që këta që të kanë besue, nuk durojnë shumë gjatë.

Luto, për fund unë e dua Gillanin të zhvilluem, të ecun drejt e më zemër të madhe. Nuk due me punue t`i për Prishtinë, e karrigen në Gillan. Kthjellu Luto sa nuk është ba vonë…./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.