FITORJA

CDF interesohet për të investuar në nevojat e komunitetit rom

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Përfaqësuesit e CDF-së në Kosovë, janë të interesuar të investojnë në ndonjë projekt në lagjen e Komunitetit Romë në Gjilan, me investime të Bankës Botërore bashkërisht edhe me participimin e Komunës së Gjilanit.

Natyra e projekteve është kryesisht infrastrukturë, siç mund të jetë, rregullimi i ujësjellësit, kanalizimit, trotuareve, qendrave për aktivitete të ndryshme kulturore etj.

Me këtë rast Luljeta Rizvanolli menaxhere e projektit të CDF-së në Prishtinë, ka thënë se mundësia e investimit nga CDF është deri në 65 mijë euro, ku komuna e Gjilanit duhet të participoj me rreth 15 %.

Ajo tha se deri në fillimin e javës së ardhshme duhet të dërgohet lista e prioriteteve se ku është e domosdoshme të investohet brenda lagjeve të këtij komuniteti.

Ndërsa kryetari i Komunës së Gjilanit, i cili së bashku edhe me zyrtarët nga zyra për komunitete i priti në takim përfaqësuesit nga CDF, dhe tha se Komuniteti romë në Komunën e Gjilanit është me një numër prej rreth 400 banorësh dhe jeton në dy lagje “Avdullah Presheva” dhe “Elez Agushi”.

Mobi Casa

Ai tha se nevojat për të investuar në këto lagje janë të ndryshme dhe ka vend për të bërë investime. Edhe pse ne si Komunë kemi investuar në rregullim të disa rrugëve, kanalizimit, ndriçimit publik etj, por mund të investohet sepse ka ende vend për investime.

Ai tha se mund të investohet në qendrën për aktivitete kulturore në lagjen “Elez Agushi” në të cilën lagje, objekti ekziston dhe duhet një riintegrim i tij, sikundër që mund të investohet edhe në ndonjë segment i cili mund të jetë i qëndrueshëm për një kohë të gjatë më pas, e që do t’i shërbej këtij komuniteti.

Ndërsa, Elez Kurteshi zyrtar në ZKK, tha se Komuna ka investuar prej kohësh në lagjet rome, pa dallime dhe infrastrukturën e kemi pothuajse të tërën, por ka ende nevojë për ndonjë investim. Ai ka përmendur edhe gjendjen e keqe të shtëpive të pabanuara në lagjen “Avdullah Presheva”, por që do të hasim në mirëkuptim me kompaninë “eko- higjiena” për pastërtinë në këtë hapësirë të banuar nga komuniteti Romë.

Ndryshe, CDF ka realizuar projekte të ndryshme infrastrukturore që nga viti 2000 në Komunën e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.