“Calabria”, “Grande Calabria” dhe “Grande Mall”, biznese të vëllezërve Selimi, që po e mbajnë gjallë ekonominë gjilanase

Gjilan – Duke treguar sukses në biznesin dhe investimet e nisura në kompaninë “Calabria” e themeluar në vitin 1992, për të vazhduar pastaj me objektin tregtar “Grande Calabria”, tani së fundit vëllezërit Selimi, kanë investuar mbi 10 milion euro në qendrën tregtare “Grande Mall” e cila pritet të hapet më 28 qershor dhe do të ketë të punësuar rreth 600 punëtor.
“Grande Mall” do të jetë një objekt gjigant dhe i tëri vendor dhe në shërbim të gjilanasve sepse pronarët dhe investitorët janë nga Gjilani.
“Grande Mall” do të jetë një objekt tregtar me përmasa të jashtëzakonshme, i cili do të ofrojë brendet më të njohura ndërkombëtare, do të sjell dhe ofrojë për gjilanasit dhe jo vetëm ambiente, të ngrohta në fushën e biznesit dhe të tregtisë pse jo edhe të nivelit evropian.
Por kush është kujdesur që Gjilani ta ketë këtë qendër tregtare moderne dhe në funksion të qytetit dhe qytetarëve të Gjilanit, Anamoravës e Kosovës.
Xhelal Selimi është njëri nga pronarët i cili bashkë me vëllezërit Dergut Selimi, Bajar Selimi dhe Kadrush Selimi, në vitin 1992 themeluan kompaninë e njohur “Calabria”.
Xhelal Selimi tregon për peripecitë që kishte në fillim, për të pasur nën menaxhim një kompani që merrej me industrinë e mishit dhe ku kishte mbi 100 të punësuar
“Nuk ishte as e lehtë, e as thjeshtë sepse kishim telashe e probleme serioze. Duheshin investime të shumta e pas luftës nuk kishte fare as siguri e as përkrahje. Jam munduar të punojë me ndërgjegje dhe ndershmëri dhe fal kësaj teorie timen sot e kemi biznesin e përbashkët me vëllezërit dhe jemi të lumtur që këto investime, po ua ofrojmë si shërbime edhe qytetarëve të Gjilanit” tha Selimi.
Xhelal Selimi thotë se pavarësisht vështirësive kanë arritur që me përkushtim të pashoq të gjejnë forcë dhe gatishmëri që biznesin ta zgjerojnë.
“Kështu vazhduam me objektin Tregtar i njohur si “Grande Calabria”, i cili është lëshuar në funksion në vitin 2012, ku ka punësuar indirekt mbi 250 punëtorë me hapësirë afariste prej 10,000 m², dhe ka operuar suksesshëm me 12 brende deri në prill të vitit 2023, kur edhe ka filluar edhe rrënimi i gjysmës së objektit për t`ia filluar objekti i Ri Tregtar – Qendër Tregtare me emrin “GRANDE MALL” tha Selimi për rajonipress.
Selimi tregon detaje shtesë për qendrën tregtare “Grande Mall”.
Ai thotë se pas dy vitesh investime, mbi 10 milion euro një pjesë vetanake dhe një tjetë kredi bankare dhe punë të pandalshme ditë e natë “GRANDE MALL” është bërë gati dhe do të hapet më 28 qershor 2025, me hapësirë afariste prej 20,000m², mbi 380 vend parkingje dhe do të punësojë mbi 600 persona dhe do të ketë mbi 28 brende vendore dhe ndërkombëtare.
“Brenda dy vitesh do të përfundojë edhe pjesa e dytë e “Grande Mall” e cila do të ketë 25,000m² me 30 brende shtesë dhe mbi 600 punëtor më shumë dhe do të aktivizohen dhe së bashku me pjesën e parë do të bëjnë Qendrën Tregtare me 45,000m2 pas dy vitesh” tha Selimi.
“Grande Mall” do të jetë busulla e gëzimit për shumë ekonomi familjare sepse jemi kujdesur që shumë gjilanas të punësohen dhe të mbajnë familjet e tyre nga puna, që do të kryejnë në qendrën tregtare “Grande Mall” tha Selimi./rajonipress/