Hidromorava

Çaji i grurit bën çudinë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gruri është një bimë që kultivohet në mbarë botën. Në fakt, ai është bima e cila më së shumti përdoret për ushqim.

Por, gruri nuk është vetëm për ushqim – edhe për shëndetin ka një rëndësi të veçantë. Çaji nga gruri është sidomos efektiv në shërimin e artritit, reumës, e madje edhe disa lloje të kancerit.

Është i pasur me vitaminat e kompleksit B, shëron viruse, ndërsa kokrrat e pjekura të grurit janë të mira për pastrimin e krejt trupit.

RECETA: PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA

Uji Dea

500 g grurë 2 dl mjaltë Përgatitja: Pastroni grurin në ujë dhe e thani në një pecetë të letrës.

Grurin e piqni, ndërsa për pjekje përdorni stufën me dru dhe e përzieni gjatë gjithë kohës. Më pas e vendosni në një enë të metaltë dhe e përzieni me ujë të valë. E zieni për 25 minuta në zjarr të lehtë, e largoni nga zjarri dhe e mbuloni.

E lini të qëndrojë për 5 minuta dhe sipas dëshirës i shtoni mjaltë.

(Kosova Sot Online)