Bunjaku: PDK shprehu pakënaqësi artificiale

Gjilan – Rregullorja e punës së KK-së, është tejkaluar skajshmërisht nga paraqitjet e këshilltarëve të PDK-së, por këshilltarët e PDK-së edhe pse kanë diskutuar dy e tre herë më shumë se sa parashihet në rregullore, ata shprehen pakënaqësinë artificiale dhe e lëshuan seancën thotë Valentina Bunjaku Rexhepi kryesuese e KK duke u përgjigjur ndaj akuzave të grupit të PDK-së.
Demokracia është një proces që ecën dhe gjatë ecjes së saja dhe përsoset në hapat drejt një funksionalizimi sa më të mirë, për të mirën e përgjithshme. Në demokraci ajo që sot mendojmë është zgjidhja më e mirë, mund të mos jetë nesër.
Nisur nga fakti se demokracia tek ne është në orët e mësimeve të para. Ne mendojmë se çdo ditë po mësojmë dhe natyrisht se na duhet të mësojmë akoma më shumë.
Seanca e fundit e KK-së në Gjilan, është përcjellë me leksione të reja të demokracisë. Këshilltarët komunal që vjen nga radhët e PDK-së me gjasë nga kompleksi i zvogëlimit ose tkurrjes, ka bërë që të shpërthejnë në akuza ndaj kryesueses dhe në braktisje të seancës.
Deri në këtë seancë PDK kishte tetë këshilltar, nga kjo seancë ata u zvogëluan për një këshilltar andaj atyre i është dashur inskenimi i mungesës së demokracisë për të bërë që mediat të mos merren me zvogëlimin e PDK-së, por të merren me problemet artificiale që ata ngritën në adresë të kryesueses.
Rregullorja e punës së KK-së, është tejkaluar skajshmërisht nga paraqitjet e këshilltarëve të PDK-së, por këshilltarët e PDK-së edhe pse kanë diskutuar dy e tre herë më shumë se sa parashihet në rregullore, ata shprehen pakënaqësinë artificiale dhe e lëshuan seancën.
Kompleksi i PDK-së ka të bëjë më zvogëlimin e jo me mënyrën se si udhëheq Kryesuesja. PDK ka dëshmuar në seancën e fundit se dinë të bëjë politikë mediale të ikë nga kompleksi i zvogëlimit në sulme të pa baza dhe në sulme teatrale, ngase jo që nuk po mësohen në rolin e opozitës por kanë frikë nga zvogëlimi i mëtutjejmë.
Po sqarojmë ajo që bëri që PDK të inskenojë braktisjen e seancës. Kryetari Lutfi Haziri, raportoi lidhur me tre mujorin e punës, më pas duke tejkaluar të gjitha sanksionimet e rregullores së punës së kuvendit, kryetaret e grupeve të këshilltarëve, dhe këshilltarët folën nga dy e tre here, në fund ishte përgjigjja e kryetarit të Komunës dhe kjo në bazë të rregullores së punës së kuvendit tregon përfundimin, përmbushjen e pikës së rendit të ditës. Andaj, kërkesa e këshilltarëve të PDK për diskutime edhe të tjera është pa justifikueshme, por është inskenim. Për më shumë braktisja e punës së kuvendit në pikën kur do të duhej të raportonte Komandanti i policisë, PDK nuk do të ishte në interes të dëgjonte këtë raport, ngase, atyre iu është dashur inskenimi i braktisjes.
Unë shpreh gatishmërinë dhe përkushtimin që të lus PDK të jetë pjesë ë përbashkët e mësimit të demokracisë. Të një demokracie funksionale e cila do të na ndihmojë të gjithëve. Problemet teknike, mungesën e materialeve, dhe mungesat e tjera nuk janë ato që duhet të na ndajnë, por ato që do të na ndihmojmë njëri tjetrit përfundon reagimi i Bunjakut./rajonipress/