Eko Higjiena

Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe javën e ardhshme, kaq do të shkojnë temperaturat

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mot stabil me kthjellime e diell parashihet të mbajë gjatë kësaj fundjave në vend, sipas “Mendimi për motin”.

Temperaturat minimale mëngjesin e së shtunës zbresin sërish në 12C deri 16C, derisa ato maksimale shënojnë rritje të lehtë deri në 30C e 32C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-6m/s.

Uji Dea

“Të dielen temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 34C e 35C, mirëpo nga dita e hënë masa pak më të freskëta ajrore shtrihen sërish mbi rajon, që mund të zbresin temperaturat në 29C e 30C, ditën e martë dhe mërkurë. Të hënën pasdite nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rrebesh shiu rreth viseve malore. Erëra më të theksuara veriore e verilindore frynë të hënën e të martën, me hove deri në 14m/s”, thuhet në njoftim.