ARKATANA

Bujupi drejt hapit të madh, e kërkon skuadra e njohur angleze

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Eliot Bujupi po kalon formë të lartë dhe është e ardhmja e Stuttgartit por edhe e Kombëtares së Kosovës.

Sulmuesi kosovar megjithatë mund të ndryshojë skuadër në verë, por edhe kampionat.

Skuadra e njohur angleze që bën gara në Championship, Blackburn Rovers ka shprehur interesim për Eliot Bujupin.

Mediumi anglez ‘The72.co.uk’, ka raportuar se Bujupi është në listën e dëshirave të klubit anglez që në verë do të tentojë transferimin e tij.

UBT

Blackburn edhe sezonin e ardhshëm do të luaj në Championship, pasi vështirë të besohet se mund ta bëjë një rikthim sensacional në Ligën Premier.

18-vjeçari dardan ka shkëlqyer me Stuttgartin, teksa ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë në të gjitha garat.

Bujupi ka luajtur për Stuttgartin U19 dhe Stuttgart II në Bundesliga 3, derisa ende është në pritje të debutimit me skuadrën e parë, përkundër që në disa ndeshje është grumbulluar dhe ka qëndruar në bankën rezervë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.