Mobi Casa

Bresalci u çu n’këmbë për fitoren plebishitare të Vjosa Osmanit dhe kandidatëve të LDK nga Gjilani

/ 2 minuta lexim

Bresalci me Poneshin dhe Malësinë, janë bërë bashkë në mbrëmjen e të mërkurës në mbështetjen e madhe për garën e 6 tetorit për kryeministren Vjosa Osmani dhe kandidatët e nga Gjilani: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).

Në emër të këtyre nëndegëve ka folur Blerim Muji, i cili tha se masoviteti i sontëm dëshmon se Bresalci u çu n’këmbë për fitoren plebishitare të Vjosës dhe kandidatëve të Gjilanit. Ai tha se gjatë qeverisjes Haziri, janë bërë investime të jashtëzakonshme infrastrukturore, të cilat ia kanë bërë jetën e dinjitetshme qytetarëve atje.

Kandidatja për deputete me numër 6, Lirije Kajtazi, tha se në këtë tubim ka njerëz të kthesave të mëdha historike të shtetndërtimit dhe këtë kthesë do ta bëjmë bashkë edhe më 6 tetor, ndërkohë që kandidati Fatmir Rexhepi me numër 20, tha se për liri, pavarësi e demokraci, shumë dëshmorë nga Bresalci dhanë jetën, ndërsa tash të gjithë aktivistët e veprimtaret po i qëndrojnë besnik Lidhjes se Ibrahim Rugovës.

Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi (21), ka thënë se LDK i përfshinë tri gjeneratat bashkë, të cilat kanë kohezion të plotë për fitoren e jashtëzakonshme, derisa kandidati Imet Rrahmani (35), ka nënvizuar se LDK me besimin tuaj do të formojë një qeveri stabile, dhe do t’ia kthej shpresë qytetarëve.

Tubimi është përmbyllur me kandidatin, Faton Bislimi (44), i cili ka thënë se nuk ka pasur ndonjëherë më shumë entuziazëm dhe mikpritje për ofertën e LDK’së sesa në këto zgjedhje, duke i falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Mund të ju interesoj: